Alarmante: Ky është numri i pacientëve që po trajtohen në QKUK dhe spitale të tjera

 Alarmante: Ky është numri i pacientëve që po trajtohen në QKUK dhe spitale të tjera

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë me dije se në këtë institucion po trajtohen 268 pacientë me Covid-19.

Nga ky numër pacientësh, 166 janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe 102 në shtatë spitalet e përgjithshme.

“Në klinikën infektive janë gjithsej 100 raste, prej tyre 61 me oksigjenoerapi, 2 raste më të komplikura në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike.

Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 44 pacientë të konfirmuar si Covid-19 pozitiv, që të gjithë me oksigjenoterapi” thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Në SHSKUK po trajtohen 268 pacientë me Covid-19Nga raportimet ditore të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës që merren me trajtim të rasteve me Covid-19 dhe 7 spitaleve të përgjithshme, njoftohet se në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), janë duke u trajtuar 268 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Prej tyre, 166 në klinikat e QKUK-së dhe 102 në shtatë spitalet e përgjithshme.Në klinikën infektive janë gjithsej 100 raste, prej tyre 61 me oksigjenoerapi, 2 raste më të komplikura në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike.

Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 44 pacientë të konfirmuar si Covid-19 pozitiv, që të gjithë me oksigjenoterapi.

Në njësinë intensive të Mjekësisë Sportive janë të shtrirë 22 pacientë, 4 prej tyre të intubuar.Në Spitalin e Prizrenit 24 raste të konfirmuara, në Pejë 42 raste, në Gjakovë 19 raste, në Spitalin e Ferizajt 6 raste, në Gjilan 5 raste, në Mitrovicë 6 rate të konfirmuara pozitive dhe në Spitalin e Vushtrrisë për momentin nuk ka raste të konfirmuara.

Në SHSKUK po trajtohen 268 pacientë me Covid-19 Nga raportimet ditore të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të…

Posted by QKUK- Shskuk info on Thursday, July 9, 2020

LAJME TË TJERA