Albin Kurti i fton qytetarët në tubimin paqësor në shesh

 Albin Kurti i fton qytetarët në tubimin paqësor në shesh

Ish-kryeministri Albin Kurti përmes një video të publikuar para pak çastesh në profilin e tij në Facebook ju ka bërë thirrje qytetarëve që nesër në mënyrë sa më masive të marrin pjesë në tuvimin që organizon Vetëvendosje nga ora 17:00 në Prishtinë.

Ai ka thënë se tubimi do të jetë paqësor dhe përveç fjalimeve do të ketë edhe muzikë, shkruan Reporteri.net.

“Ju ftoj që nëpër këto pika duke ruajtur distancën, të mblidhemi për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit dhe 15 vjetorin e VV-së”, ka deklaruar Kurti ndër të tjera.

Ai ka thënë se situata kërkon durim për pandeminë dhe zgjidhje për zgjedhje

“Ejani nesër në këtë tubim paqësor me muzikë e fjalime”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se Ambasada Amerikanë në Prishtinë para dy ditësh ka bërë thirrje personelit të saj dhe nga qytetarëve amerikanë që të shmangin sheshet e Prishtinës nga data 10 deri më 17 qershor, pasi ka thënë se tubimi i VV-së mund të jetë i dhunshëm.

Tubim publik paqësor, të premten, në sheshin "Skënderbeu", në ora 17:00

Tubim publik paqësor, të premten, në sheshin "Skënderbeu", në ora 17:00, për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës e 15 vjetorin e formimit të VETËVENDOSJE!-s.

Posted by Albin Kurti on Thursday, June 11, 2020

LAJME TË TJERA