Analisti kosovar “thumbon” Kurtin: Për popullaritet e “llajka” po hyn në konflikt me krejt botën

 Analisti kosovar “thumbon” Kurtin: Për popullaritet e “llajka” po hyn në konflikt me krejt botën

Analisti politik, Arben Ahmeti ka kritikuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë.

Ai ka shkruar se është papjekuri që të futemi në konflikt me krejt botën për popullaritet dhe për llajka.

Postimi i plotë:

Papjekuri eshte me e fut vendin ne konflikt me krejt boten me qellim qe te rritet popullariteti edhe llajkat.

Neser ne kuvend nxjerrni sharkiat, qifteliat edhe lahutat, pozite e opozite, porositeni edhe naj cope mishi e tregoni popullit qysh po pavaresohemi nga Amerika imperialiste.

Ama ta dini, qe nuk jeni patriota. Jeni veq disa te padijshem qe po e mashtroni popullin per ta fshehur paaftesine tuaj.

Sepse ne administraten Biden nuk ka dy rruge. Kur nuk je me Ameriken je me Rusine.Vizitat e takimet me diplomate pertej ambasadorit u’a kane ndale moti.

Tash veq letra po merrni prej andej atlantikut. Nje dite u’a ndalin edhe ato. Pastaj ne knaqemi me patriotizmin tuaj. Kemi me ju kendu ne sharki e qifteli.

LAJME TË TJERA