Anton Quni i reagon Mytaher Haskukës, pas shkarkimit të nënkryetarit dhe tre drejtorëve të LDK-së në Prizren

 Anton Quni i reagon Mytaher Haskukës, pas shkarkimit të nënkryetarit dhe tre drejtorëve të LDK-së në Prizren

Shkarkimi i nënkryetarit të Prizrenit dhe tre drejtorëve nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, është konfirmuar nga kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.

Në një bisedë për Gazeta Blic, Quni ka thënë se lajmi për shkarkimin e tyre është i vërtetë dhe kjo ka ndodhur njëanshëm nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, Quni i cili aktualisht është ministër i Mbrojtjes, nuk ka dashur të komentojë tani për tani lidhur me këtë ngjarje.

“Po është e vërtetë që janë shkarkuar. është një veprim që është ndërmarrë njëanshëm nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Tani për tani nuk do të komentoja më shumë”, ka thënë Quni.Nënkryetari i Komunës, Eshref Memaj, drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj, drejtori i Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi dhe drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshani të gjithë zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë shkarkuar sot kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

LAJME TË TJERA

Keni diçka për të thënë?

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *