Arben Gashi tregon kur votohet në lexim të dytë projektligji që mundëson tërheqjen e 10%-shit nga Trusti

 Arben Gashi tregon kur votohet në lexim të dytë projektligji që mundëson tërheqjen e 10%-shit nga Trusti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se javën e ardhshme do të votohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ai ka thënë se është përgjegjësi edhe e opozitës kalimi i këtij ligji I cili do të ndihmonte dukshëm bizneset dhe qytetarët e vendit.

Rrjedhimisht me votimin e Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, qytetarëve iu ipet mundësia e tërheqjes së kursimeve në vlerë të 10% nga Fondi Pensional i Kursimeve.

E gjithë kjo çështje mund të bëhet e mundshme në javën e ardhshme, nëse Projektligji dektetohet nga Presidenti Hashim Thaçi, pas miratimit të Kuvendit, raporton 02Press.com.

Gjithashtu, Gashi në TV Dukagjini ka thënë se gjasat më të mëdha për t’u bërë president i vendit i ka Isa Mustafa.

Por, sipas tij posti i presidentit duhet të jetë në pajtim dhe koordinim mes të gjitha partive politike.

LAJME TË TJERA