Arbër Zeneli rikthehet me gol

 Arbër Zeneli rikthehet me gol

Ylli i kombëtares së Kosovës dhe Reimsit në Francë, Arbër Zeneli është rikthyer me gol.

Anësori fantastik ka shënuar në miqësoren që skuadra e tij është duke e zhvilluar ndaj Troyes në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri, përcjell GazetaBlic.

Mitrovicasi shënoi golin e parë në këtë miqësore, duke hapur serinë e golave pas vetëm 12 minutash lojë.

Shpresojmë që ngadalë ai të rikthehet në elementin e tij, pasi aktualisht kemi nevojë më së shumti për të, e sidomos për fazën gjysmëfinale e atë finalen hipotetike të Ligës së Kombeve.

LAJME TË TJERA