Arbnor Zeqirit i skadon kontrata me Flamurtarin, disa klube shprehin interesim për mesfushorin

 Arbnor Zeqirit i skadon kontrata me Flamurtarin, disa klube shprehin interesim për mesfushorin

Merkato e verës në futbollin kosovar sa shkon e bëhet më e nxehtë.

Mesfushori i njohur kosovar, Arbnor Zeqiri, tashmë i ka skaduar kontrata me Klubin Futbollistik “Flamurtari”.

Gazeta “Sheshi” merr vesh se për futbollistin kanë shprehur interesim disa klube.

24 –vjeçari do t’i shqyrtoi të gjitha ofertat dhe gjatë ditëve në fund pritet të vendos për të ardhmen e tij.

Kujtojmë që Zeqiri para se të transferohej te prishtinasit, kishte djersitur fanellën e Llapit.

LAJME TË TJERA