Arlind Berisha përfaqëson Kosovën në Kupën e Botës në MMA

 Arlind Berisha përfaqëson Kosovën në Kupën e Botës në MMA

Në Pragë të Çekisë do të mbahet Kupa e Botës në MMA, në të cilën Arlind Berisha përfaqëson Republikën e Kosovës.

Arlind Berisha është një emër i ri, i talentuar dhe premtues në sportin e MMA-së ndërkombëtare. Rrjedh nga një familje me prejardhje nga komuna e Deçanit.

Jeton dhe vepron në Norvegji. Me sportin luftarak MMA ka filluar të merret që në vitin 2017.

Në lojërat ndërkombëtare të MMA-së ka marrë pjesë në Norvegji, dy herë në Angli dhe në të gjitha ndeshjet ka triumfuar me fitore bindëse.

Synimi i tij është t’i prek lartësitë e këtij sporti dhe të bëhet emër me të cilin do të krenohet kombi shqiptar.

LAJME TË TJERA