Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi fizikisht dy policë

 Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi fizikisht dy policë

Një person është arrestuar në rrugën “Besim Bishtrazhini” në Gjakovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, këtë e ka bërë të ditur për TV Syri, zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.

“Më datë 27.04.2021 rreth orës 09:30 minuta në Rr,” Besim Bistrazhini” –Gjakovë, Stacioni policor ka pranuar njoftim për dëmtim prone.Me të dalë në vendngjarje patrulla policore, ka takuar ankuesin te cilit i ishte dëmtuar vetura nga persona të panjohur.

Derisa patrulla policore ishte duke intervistuar ankuesin, aty shfaqet i dyshuari i lartcekur, duke dal nga një shtëpi e pa banuar dhe i njëjti filloi ta ngrije zërin duke thënë “largohuni prej pronës time dhe largojeni atë veture se po me pengon”. Ne momentin kur policet ju drejtuan këtij personi, i njëjti filloj qe ti gjuante me tulla policet. Sulmuesi është arritur qe te arrestohet. Zyrtaret policor të cilët janë lënduar janë duke pranuar tretman mjekësorë ne Emergjencën e Spitalit “Isa Grezda”, ku gjendja e tyre është stabile”.

Thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë.

LAJME TË TJERA