Arrestohet personi i shumëkërkuar – Policia falenderon mediat dhe qytetarët

 Arrestohet personi i shumëkërkuar – Policia falenderon mediat dhe qytetarët

Sot në mëngjes është arrestuar Valton Makolli, i kërkuar nga Policia e Kosovës për disa vepra penale.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 08:00, në stacionin e policisë Veriu në Prishtinë, të paraqitet personi i kërkuar për mashtrim, të cilit i është shqiptuar masa e arrestit policor.

Aktualisht hetuesit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari. Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

LAJME TË TJERA