Arrestohet personi që kërcënoi Pacollin se do t’ia digjte fëmijët

 Arrestohet personi që kërcënoi Pacollin se do t’ia digjte fëmijët

Një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti po dyshohet se ka kërcënuar me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit.

Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.

Sipas Murselit, personi i arrestuar ka kërcënuar se do t’i djegë fëmijët e Pacollit.

“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimët e bëra”, ka shkruar Murseli.

LAJME TË TJERA