Arrestohet shoferi që dje në Drenas goditi për vdekje veteranin e UÇK-së

Është arrestuar i dyshuari për aksidentin me vdekje që ndodhi dje në Drenas.

Sipas Policisë, ai dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur me veturë një këmbësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

I ndjeri është Selver Lladrovci, ish ushtar i UÇK-së.

Për të ka shkruar edhe i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai dje ka shkruar se Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm.