Asnjë flamur i Kosovës në tubimin e VV-së

 Asnjë flamur i Kosovës në tubimin e VV-së

Para pak minutash ka nisur tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje për nder të 15 vjetorit të themelimit të partisë.

Në këtë tubim ku po marrin pjesë edhe krerët më të lartë të LVV-së në krye me Albin Kurtin nuk po respektohen fare rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Derisa të pranishmit që po marrin pjesë në tubim në duart e tyre po mbajnë flamurin kuq e zi, flamuj të shteteve të tjera por jo edhe atë të Republikës së Kosovës.

Ky tubim i VV-së vjen vetëm pak ditë pas rrëzimit të Kurtit, i cili drejtoi institucionet e Republikës për vetëm 52 ditë.

LAJME TË TJERA