Avdullah Hoti përplaset ashpër me Mërgim Lushtakun, kërkohet shkarkimi i Goran Rakic

 Avdullah Hoti përplaset ashpër me Mërgim Lushtakun, kërkohet shkarkimi i Goran Rakic

Kryeministri Avdullah Hoti është përplasur me deputetin e Partisë Demorkatike, Mërgim Lushtaku, për heqjen apo jo të flamurit të Kosovës, nga zv.kryeministri Goran Rakic, shkruan Gazeta Blic.

Kryeministri Hoti, ka thënë se raportimet se flamuri i Kosovës është hequr nga zyra e zv.kryeministrit Rakic, është i pavërtetë.

“Simbolet e shtetit të Kosovës janë të pacenueshme. Askush nuk ka të drejtë ti lëviz ato. Raportimet e ditëve të fundit nuk janë të vërteta. Ato janë duke qëndruar në atë zyre”, ka thënë Hoti.

Mirëpo, Mërgim Lushtaku ka kërkuar shkarkimin e tij, duke thënë se në media është parë që flamuri i Kosovës, nuk gjendet në zyren ku ishte vendosur.

“Faleminderit për përgjigjen zotëri kryeministër, por në të gjitha mediat i kemi parë pamjet ku nuk gjendet flamuri i Kosovës aty. Kërkoj që ta shkarkoni këtë ministër për shkak se nuk po i respekton simbolet shtetërore”, ka thënë Lushtaku.

Në anën tjetër, kryeministri Hoti, ka marrë fjalën sërish, duke thënë se këtë gjë mund ta verifikojë kushdo dhe se simbolet e shtetit gjenden në zyren e zv.kryeministrit Rakic.

LAJME TË TJERA