Avdullah Hoti: Presim që sonte të finalizohet koalicioni qeverisës

 Avdullah Hoti: Presim që sonte të finalizohet koalicioni qeverisës

Kandidati për kryeministër nga ardhët e LDK-së, Avdullah Hoti në një prononcim për media ka folur rreth të rejave të fundit për koalicionin qeverisës.

Hoti ka deklaruar se pritjet e tij janë që koalicioni bashkëqeverisës mund të finalizohet sonte.

“Ajo që keni pa me AAK-në është e njëjtë, edhe me Listën Serbe e kemi përfunduar.Pritjet tona janë që brenda ditës të formohet koalicioni, nëse jo do vazhdojmë sërish nesër. Ndërsa sa i përket deputetëve të LDK-së shpresoj se të gjithë ti respektojnë vendimet e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm.

Deklarimet e zotit Veseli janë deklarimet e tij ne po tentojmë të formojmë një koalicion që do të qojë përpara marrëdhëniet me partnerët , të angazhohet në dialogun Kosovë-Serbi si dhe rimëkëmbjen ekonomike” tha Hoti para mediave.

LAJME TË TJERA