Avdullah Hoti: Respektoni masat, përndryshe do të izolohemi

 Avdullah Hoti: Respektoni masat, përndryshe do të izolohemi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po mban një konferencë për media bashkë me ministrin e shëndetësisë dhe drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Ndër të tjera, Hoti u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat mbrojtëse, përndryshe do të izolohemi, ku pastaj ekonomia do të shënonte humbje më të madhe, përcjell 07 Press.

“Ju lutemi që t’i respektoni masat, sidomos maskat. Rritja e numrit të të infektuarve është shqetësues.

Të gjitha indikacionet janë se mund të kemi edhe valë të dytë, e pastaj do të duhej të mbylleshim tërësisht, ku do të shënonim humbje të pariparueshme në aspektin ekonomik”, tha ndër të tjera Hoti.

07 Press

LAJME TË TJERA