Bale zbulon planet për jetën pas pensionimit nga futbolli

 Bale zbulon planet për jetën pas pensionimit nga futbolli

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka zbuluar planet e tij të mundshme për jetën e tij të ardhshme, pas tërheqjes nga futbolli profesional.

Ylli i Uellsit ka edhe dy vjet në kontratën e tij me Realin dhe përkundër zërave të qëndrueshëm që e lidhin atë me një largim nga klubi, ai duket se do të mbetet.

Bale kërkohet me ngulm nga klubet angleze, por edhe ato nga Superliga e Kinës, megjithatë ka filluar të mendoj për jetën pas pensionimit nga futbollit.

Sipas mediumit Wales Online, 30-vjeçari po kërkon të hapë një restorant të dytë, të quajtur par 51, dhe hoteleria pritet të jetë “profesioni” i ardhshëm.

“Unë jam përqendruar gjithmonë te futbolli dhe nuk kam dalë shumë”, ka thënë fillimisht Bale.

“Kjo është arsyeja pse unë kam hapur biznesin tim të parë (Eleven’s Bar në Cardiff), pasi kjo u jep njerëzve një shans për të dalë dhe të shoqërohen”.

“Nuk do të luaj futboll përgjithmonë, dhe jam i interesuar të bëj më shumë nga kjo lloj gjëje në të ardhmen”, përfundoi uellsiani.

Ish-ylli i Tottenhamit ka luajtur një rol paksa të diskutueshëm deri më tani këtë sezon, edhe pse ka qenë i gatshëm dhe pa lëndime.

Zinedine Zidane ka këmbëngulur që nuk ka asnjë problem me Bale, por ai ka zgjedhur të lërë atë jashtë disa ndeshjeve të mëdha javëve të fundit, përfshirë këtu edhe fitoren e tyre në El Clasico ndaj Barcelonës.

Bale tani është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës së Real Madridit në një periudhë izolimi prej 14 ditësh, si pjesë e pezullimit të La Liga për shkak të shpërthimit të coronavirusit të njohur si Covid-19.

LAJME TË TJERA