Bardhi Rexha ende s’është kontaktuar nga Rahoveci, ditët e ardhshme vendimtare për të ardhmen e tij

 Bardhi Rexha ende s’është kontaktuar nga Rahoveci, ditët e ardhshme vendimtare për të ardhmen e tij

Kapiteni i Rahovecit, Bardhi Rexha nuk është kontaktuar ende nga KB Rahoveci.

Këtë e konfirmoi vet basketbollisti në një intervistë për “AsistOnline”, përcjell 07 Press Sport.

Ai tha se deri më tani nuk ka pranuar ndonjë thirrje nga krerët, teksa pohoi se momentalisht kontratë nuk ka, pasi e njëjta i ka skaduar.

“Kontrata me KB Rahovecin më ka skaduar. Ende nuk jam njoftuar nga klubi për vazhdim. Ofertat nga disa klube të tjera janë serioze. Ditëve në vijim do t’i shqyrtoj, ku edhe do të vendoset gjithçka”, tha ndër të tjera Rexha.

LAJME TË TJERA