Basha: Masakra e Krushës është e vërtetuar botërisht

 Basha: Masakra e Krushës është e vërtetuar botërisht

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Real Story”, u balafaqua me dëshminë e një qytetari, që thotë se ia ka dhënë një kasetë-dëshmi Lulzim Bashës si hetues për Masakrën e Krushës. Basha u shpreh se nuk e njeh personin që bën këtë deklaratë.

Basha tha se e gjitha është përpjekje e kryeministrit Rama, për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë, që po shohim përditë.

“Unë nuk e njoh këtë person që thotë se unë paskam pasur kasetë për masakrën e Krushës së Madhe dhe e fshinkam. Pse duhet ta fsheh këtë material kur janë publikuar momente nga Masakra e Krushës së Madhe.

Këtu ka një dorë që fabrikon të dhënat. Kjo është përpjekje e ulët për të hequr vëmendjen nga skandalet e kësaj qeverie. Ditën që Thaçi e Krasniqi ishin në Hagë, Rama ishte me Vuçiç. Më shqetëson sjellja e kryeministrit të Shqipërisë ndaj Kosovës”, tha Basha.

Basha theksoi se është nip Kosove dhe se kur gjyshërit e tij iknin nga masakrat e serbëve, të afërmit e Edi Ramës shkonin në ish-Jugosllavi.

“Nuk ka pasur asnjë provë për të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë. Nuk e përmend askush në Europë, por e flet Rama dhe Ministria e Jashtme e Kosovës. Këto janë akuza të ricikluara. Sot Kosova ka nevojë për solidaritet e patriotizëm e jo për të ngulur thikën pas shpine.

Unë jam nip Kosove, një gjysh i imi është nga Mitrovica e gjyshja nga Gjilani. Jam rritur me tregimet e dhimbshme të masakrave serbe. Kam kontribuar për shtetin e Kosovës, për Rrugën e Kombit etj. Gjyshi im ka ikur nga Kosova nga masakrat serbe, ndërsa gjyshi i tij në të kohë Spiro Koleka shkonte në ish-Jugosllavi. Edi Rama goditi interesat kombëtare, tradhtoi Kosovën”, tha Basha.

Basha thotë se ka 6 muaj që ofron zgjidhje për situatën, aq sa shumë kanë thënë që u bë i lodhshëm, por tani del OBSH dhe thotë ‘Testoni!’.
Më tej ai thekson se testimet nuk shërojnë, por të mundësojnë kufizimin dhe gjurmimin e të infektuarve si dhe kontrollin sa më efektiv të nrumit të pacientëve që kanë nevojë për kurim në spital.

Sipas Bashës 10% e rasteve me COVID-19, një javë pas infektimit do të kenë nevojë për trajtim spitalor. Po ashtu ai siguron se po ta kishte dëgjuar Rama që në fillim, do të kishte rritur testimet.

”Do të doja të flisnim si do e nxirrnim vendin nga kriza ekonomike e pandemisë. Më fal, po këto 6 muaj çfarë kam bërë unë? Kam 6 muaj që ofroj zgjidhje, nëse do më dëgjonte do kishte rritur testimet. është gënjeshtër rritja e testimeve, gjysmat i bën privati.
Testimet tona janë më të ulëtat në Europë. Më të ulëtat në Europë. Shqipëria 1 test për 20 banorë. Faktet janë fakte. Numri i ulët ka sjellë dhe përhapjen e infeksionit. Nëse je infektuar dhe s’ke mundësi të bësh tamponin shpejt, dhe të marrësh rezultatin shpejt, e bën tamponin 5,6,7 dite pas rekomandimit dhe rezultati pas 1 javë.
Ke takuar me dhjetëra të tjerë, e ke përhapur, janë bërë burim infektimi për dhjetëra të tjerë. E dini fare mirë, që numri i raportuar i infeksioneve dhe fataliteteve është shumë më i madh.
Prej ditës së parë të pandemisë kam kërkuar testime, testime, testime. Keni thënë është bërë i lodhshëm kryetari i opozitës. Ja ku doli OBSH edhe tha testoni.

Nëse ti nuk testohesh, kthehesh në burim infektimi për të tjerët. Sa më shumë të takosh, aq më shumë do infektosh. Rriten infektimet. Testimi nuk shëron, por jep mundësinë për të gjurmuar dhe izoluar kontaktin. Të kufizosh dhe më pas e ke më të lehtë të kontrollosh numrin e njerëzve që kanë nevojë për kurim në spital.
Afërsisht 10% prej tyre mund të kenë nevojë pas 1 jave të infektuar, pra nga 500, 50 do të duan trajtim në spital.”- tha Basha.

LAJME TË TJERA