Bashkësia Islame: Nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit

 Bashkësia Islame: Nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së rënduar me Covid-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës.

Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik.

Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë as vizita familjare. /KosovaPress/

LAJME TË TJERA