Baton Haxhiu: Liberalizimi i vizave mund të ndodhë vetëm në këto dy raste…

 Baton Haxhiu: Liberalizimi i vizave mund të ndodhë vetëm në këto dy raste…

Gazetari Baton Haxhiu ka cekur në emisionin Pressing në T7 dy skenaret në të cilat Kosova do të fitonte liberalizimin e vizave.

Haxhiu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk do ta ketë të mundur ta sjellë liberalizimin. Por Haxhiu thotë se lëvizja e lirë mund të ndodhë në vetëm dy raste.

“Liberalizimi mund të ndodhë në vetëm dy raste. Nëse konfirmohet aktakuza ndaj krerëve të UÇK’së, kjo për shkak të një kundërbalance, dhe nëse përfundon marrëveshja. Kjo e dyta është më pak e arritshme dhe nuk e shoh si të mundur në një të ardhme të afërt”, përfundon ai.

Tutje Haxhiu ka thënë se PDK mund të futet në Qeveri, por që nuk i di kushtet përvec që pozita e kryeministrit nuk preket.

LAJME TË TJERA