BE e fton Thaçin si përfaqësues në Samitin e Zagrebit

 BE e fton Thaçin si përfaqësues në Samitin e Zagrebit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është treguar shumë i afërt kohët e fundit me Bashkimin Evropian duke thënë se Evropa s’mund të zëvëndësohet me asnjë kontinent tjetër, megjithatë nga Brukseli kanë përzgjedhur presidentin Hashim Thaçi që të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit pavarësisht kritikave të këtij të fundit drejtuar Evropës.Bashkimi Evropian i ka dërguar ftesë zyrtare presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, që të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit, që do të mbahet më 6 maj përmes një video-konference.

Në këtë ftesë të cilën presidenti e ka pranuar më 30 prill, thuhet se për shkak të situatës me pandeminë është anulur formati parprak i Samitit që ka pasur të mbahet më 7 maj, dhe se takimi do të zhvillohet përmes një vide-konference të mërkurën më 6 maj, shkruan Gazeta Express.

Në këtë letër presidenti Thaçi është ftuar që të përfaqësojë Republikën e Kosovës.
“Ne dëshriojmë të iu ftojmë në Samtin e Zagrebit për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet më 6 maj përmes një video-konference”, thuhet në ftesën e dërguar presidentit Thaçi.Se presin që Thaçi të përfaqësojë Kosovën në Samit, e kanë thënë për Gazetën Express edhe nga Bashkimi Evropian.

Në këtë Samit do të diskutohen tri çështje kryesore të cilat më pas edhe do të reflektohen në deklaratën e Samitit.“Agjenda do të përqendrohet në tre elementë thelbësorë që do të pasqyrohen në deklaratën e samitit: Bashkëpunimi për luftimin e pandemisë dhe pasojat e saj, riafirmimi i mbështetjes së perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe ritheksimi për vazhdimin e përkushtimit të Ballkanit Perëndimor për reformat dhe vlerat e Bashkimit Evropian”, ka thënë Alan Taverriti për Gazetën Express i pyetur rreth temave që do të diskutohen.

LAJME TË TJERA