Befasi apo përditshmëri? Pal Lekaj kuptimin fjalëve nuk ua di!

 Befasi apo përditshmëri? Pal Lekaj kuptimin fjalëve nuk ua di!

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj ia ka huqur keq kur ka folur për ish’kryeministrin Albin Kurtin, politikën e të cilit e ka quajtur politikë feministe.

I pyetur se çka nënkupton me politikë feministe, ai tha se Kurti doli i papërgatitur para dialogut, e sipas tij kjo është sjellje feministe.

“Është një politikë feministe e z. Kurti apo mos përgatitja apo guximi për të qeverisur me vendin, sidomos në situate të vështria, kur edhe përpara ka pasur një dialog me Serbinë që nuk ka qenë i përgatitur.

Unë mendoj që nëse ke përgjegjësi për të qeverisur Kosovën pë të qenë i pari, e të mos përballesh me sfidat dhe të marresh vendime të tjera mendoj që është feministe”, tha mbrëmë Lekaj.

Në fund, ai tha se kur foli për fjalën feminizëm në fakt e pati për sjellje fëmijërore.

“Nuk e thash feministe në atë kuptimin, po fëmijërore, adoleshente”, ka thënë Lekaj.

Pal Lekaj dhe kuptimi i tij i feminizmit OMG!!!

Posted by Fidan Hallaqi on Thursday, June 11, 2020

LAJME TË TJERA