Behgjet Pacolli nga Tirana, po merret vesh me Isa Mustafën për koalicionin, janë afër finalizimit të marrëveshjes!

 Behgjet Pacolli nga Tirana, po merret vesh me Isa Mustafën për koalicionin, janë afër finalizimit të marrëveshjes!

Vetëm pak ditë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe partitë minoritare.

Pas kësaj deklarate, nga AKR-ja edhe sot shprehen të gashtëm për bashkëpunim me LDK-në dhe partitë tjera.Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli tha për GazetaBlic se lideri i tij, Behgjet Pacolli, është në kontakt me liderin e LDK-së, Isa Mustafën, si dhe kanë biseduar për mundësinë e koalicionit, sipas tij, interesim ka, vetëm po pritet edhe finalizimi i marrëveshjes.

“Z.Pacolli është në kontakt. Ju e dini që kontaktet po bëhen përmes telefonit, ai është në kontakt dhe ka kompetencat për me vendosë për çdo lloj marrëveshje, andaj po presim. Nuk e përjashtojmë mundësinë e koalicionit, ka bisedu me Mustafën, kontakte ka qe një 1 javë z.Pacolli me z.Mustafa, po e presim edhe finalizimin e marrëveshjes”, tha Makollic. Gazeta ka pyetur Makollin, nëse Pacolli pritet që së shpejti të kthehet në Kosovë, ai tha se kjo tashmë nuk ka rëndësi, pasi të gjitha marrëveshjet mund të kryhen edhe nga largësia.

“Jemi për të dalë nga ky ngërç politik, nuk kemi bisedu se kur do të kthehet z.Pacolli, nuk ka nevojë me ardhë, kryhen punët edhe nga largësia”.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të mbajtur për media ka folur rreth mundësisë që Pacolli të jetë kthyer në Kosovë ilegalisht nga Presidenti Thaçi.

Sveçla, i ka kërkuar deputetit të AKR-së, Behgjet Pacolli, të lajmërojë mbi vendodhjen e tij, ose në të kundërtën sapo të shfaqet në pubik, Policia e Kosovës do të marrë masa, duke nënkuptuar kështu arrestimin e tij.“Z.Pacolli i kërkojmë që të shprehet tani, menjëherë, se ku është, përndryshe nëse ai shfaqet në publik, brenda Kosovës, policia do të marrë masa sipas ligjeve në fuqi”, ka deklaruar Sveçla para mediave.

LAJME TË TJERA