Bëhuni gati! Ky është parashikimi i motit për javën e dytë të Dhjetorit

 Bëhuni gati! Ky është parashikimi i motit për javën e dytë të Dhjetorit

Ashtu siç ka nisur, edhe kjo javë parashikohet të jetë me reshje shiu e dëbore në vendin tonë.

Sipas Prishtina Weather ditën e martë do të jetë ftoftë, kryesisht vranët dhe me erë.

Kohë pas kohe priten reshje bore, e në vise më të ulëta, ditën përzien edhe me shi.

Të enjten pas mëngjesit me ngrica, ditën vranësirat shtohen, e vonë në mbrëmje priten edhe reshje shiu.

Dita e premte kryesisht vranët, me reshje shiu që vazhdojnë herët në mëngjes. Reshje lokale shiu priten pasdite dhe në mbrëmje.

Temperaturat pësojnë rënie të theksuar në ditët e ardhshme, minimalet edhe deri në -5C ditën e mërkurë, më pas me një rritje deri në 2C të premten. Edhe temperaturat maksimale zbresin pranë 0C, deri në 1C të martën e mërkurën, e deri të premten me një rritje në 8C.

Era ndryshon drejtimin nga juglindja në verilindje të martën, ku fryn edhe mesatare 5-10m/s, e nga dita e enjte frynë erë e fuqishme nga juglindja 7-14m/s.

Shtypja atmosferike mjaft jostabile gjatë kësaj periudhe, me rënie ditën e hënë, e në mes javë me një rritje përreth vlerave normale, ku sërish pëson rënie ditën e enjte.

LAJME TË TJERA