Bie numri i vdekjeve, afro 13 mijë raste me Covid-19 në Kosovë

 Bie numri i vdekjeve, afro 13 mijë raste me Covid-19 në Kosovë

Numri i vdekjeve nga Covid-19 ka rënë. Në 24 orët e fundit janë raportuar katër viktima si pasojë e koronavirusit, numri ky më i vogël krahasuar me ditët e kaluara.

Aktualisht numri i personave që kanë humbur betejën me Covid-19, të cilët sipas IKSHPK-së kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ka shkuar në 492.

Ndërkohë edhe numri i pacientëve që janë shëruar po vazhdon të rritet, tashme kemi rreth 9 mijë të shëruar nga Covid-19. Ndërsa raste aktive po vazhdojnë të mbesin edhe 3 mijë e 406.

Që nga 13 marsi kur edhe u regjistruan rastet e para me Covid-19, në vendin tonë janë testuar 48 mijë e 743 mostra të dyshuara, që prej tyre 12 mijë e 840 kanë rezultuar pozitive.

Ndër komunat me të prekura nga Covid-19 po vazhdon të mbetet Prishtina.

LAJME TË TJERA