BNE me plan “francez” triumfojnë ndaj ekipit të dytë më të mirë në botë dhe sigurojnë “Paris Major”

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka fituar ndeshjen ndaj ekipit të dytë më të mirë në historinë e CS:GO, FaZe.

Bad News Eagles arriti fitore edhe në mapin “Mirage” me rezultatin 16:14, duke shkuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 2 me 0, shkruan Lajmi.net

Kujtojmë që këto ndeshje po zhvillohen në Kopenhagë të Danimarkës që kanë për qëllim kualifikimin në “Paris Major” që kap vlerën e 1.2 milionë dollarë.

Tani ekipi shqiptar është kualifikuar direkt në për një nga majorat më të shtrenjtë në historinë e CS:GO, pra në Paris.