E diel, Dhjetor 4

Boksieri Leonid Berisha nga Drenoci i Rahovecit shpallet kampion në Zvicër

Boksieri nga Kosova, Leonid Berisha, është shpallur kampion në Zvicër, në kategorinë deri në 86 kilogramë.

Ai në finale e ka mposhtur Saurier Michael, në finalen që është mbajtur në Gjenevë.

Berisha është me prejardhje nga fshati Drenoc, komuna e Rahovecit, transmeton Klankosova.tv.

Kosovari pas një viti përkushtim, disiplinë, dhe fitoreve të njëpasnjëshme, ai mbrëmë e realizoi një ëndërr të tij.