“Bombardon” Llapi, zyrtarizon Ahmed Januzin e Ahmet Halitin

 “Bombardon” Llapi, zyrtarizon Ahmed Januzin e Ahmet Halitin

KF Llapi e ka zyrtarizuar dyshen “bombastike”, Ahmed Januzi dhe Ahmet Haliti.

Dyshja, Januzi e Haliti në edicionin e fundit ishin pjesë e Prishtinës, me të cilën arritën të fitonin Kupën e Kosovës dhe nga sot edhe zyrtarisht do jenë pjesë e Llapit, ku që të dy nënshkruan kontratë 1 vjeçare me klubin, shkruhet në faqen zyrtare të klubit transmeton GazetaBlic.

Ja postimi i plotë i klubit:

“ZYRTARE: KF Llapi mbyll merkaton verore me zyrtarizimin e super dyshes, Ahmed Januzi dhe Ahmet Haliti
Januzi e Haliti i bashkohen skuadrës duke nënshkruar kontratë 1 vjeçare!

Podujevë, 27 gusht 2020 – Me ardhjen e Ahmed Januzit dhe Ahmet Halitit, KF Llapi edhe zyrtarisht e ka përfunduar merkaton verore dhe tashmë ndihet e kompletuar dhe e sigurtë para fillimit të edicionit të ri të Superligës. Dyshja, Januzi e Haliti në edicionin e fundit ishin pjesë e Prishtinës, me të cilën arritën të fitonin Kupën e Kosovës dhe nga sot edhe zyrtarisht do jenë pjesë e Llapit, ku që të dy nënshkruan kontratë 1 vjeçare me klubin.

Të dy futbollistët ishin të piketuar nga Shefi i shtabit teknik, Tahir Batatina, i cili në projektin madhor të Llapit, Januzin e Halitin i shihte të domosdoshëm për skuadrën. Por këtë mision e bënë të mundur, vëllezërit dhe donatorët kryesor të klubit.

Presidenti, Beqir Batatina, zv. Presidenti, Amrush Batatina dhe Drejtori ekzekutiv, Bejtush Batatina, në koordinim me Shefin e shtabit teknik, arritën që ta sjellin në klub dy futbollistë të njohur për cilësitë dhe përvojën e madhe që kanë mbi supe.Ahmed Januzi është i njohur për llapjanët. Sulmuesi i qendrës, Januzi ishte golashënuesi më i mirë i Llapit ku kishte arritur të realizonte 13 gola dhe 5 asistime gjatë edicionit 2018/19, Në edicionin e fundit Januzi ishte pjesë e Prishtinës, me të cilën arriti të fitonte Kupën e Kosovës, duke qenë kyç edhe në këtë skuadër, pasi ishte golashënuesi më i mirë i saj, me 15 gola e 6 herë asistues.

Januzi ka përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe atë ndërkombëtar pasi numëron mbi 169 paraqitje për Vorskla Poltava (28 gola) si dhe ka vishur edhe fanellën e Besës së Kavajës në Shqipëri, nga e cila skuadër kishte kaluar tek Vorskla Poltava në Ukrainë.Ahmet Haliti është lojtar kampion. Përvoja e tij e madhe dhe stabiliteti që i jep mbrojtjes kur luan, e bëjnë atë ndër qendërmbrojtësit më të mirë në vend. Ai rikthehet në vendlindje, të jap kontributin e tij drejt ambicieve madhore që ka klubi këtë edicion!Haliti është paraqitur me mjaft sukses në skuadrat elitare në Kosovë e Shqipëri.

Ka qenë pjesë e KF Besianës, KF Hysit, KS Besa e Kavajës, FC Hajvalia, FK Bylis Ballsh, FC Feronikeli e së fundmi tek FC Prishtina, me të cilën fitoi Kupën e Kosovës në dy edicione 2017/18 dhe 2019/20.KF Llapi mezi pret fillimin e kampionatit dhe është e gatshme për sfidat e saj Na priftë e mbara të gjithëve “

LAJME TË TJERA