“BOOM” – Ismet Munishi pjesë e “Big Brother VIP”?

 “BOOM” – Ismet Munishi pjesë e “Big Brother VIP”?

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi duket se është fans i zjarrtë i formatit “Big Brother VIP”.

Munishi përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se “BB VIP” po i jep emocione.

Trajnerit kosovar si duket i duket ineteresant ky format dhe nuk e përjashton mundësinë që vitin e ardhshëm të jetë pjesë e tij.

Ky postim i tij vjen menjëherë pas humbjes së Kosovës në miqësore ndaj Jordanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Në një prononcim të shkurtër për Neutral.al, trajneri Munishi tha se do të bëhej pjesë e “BB VIP” vetëm kur të bëhet kampion i Superligës me klubin e Gjilanit.

“Besoj që vitin e ardhshëm kur ta bëj Gjilanin kampion”, tha Munishi.

Gjilani aktualisht ndodhet në vendin e dytë në tabelën e Superligës, ku në 13 xhiro ka grumbulluar 22 pikë.

LAJME TË TJERA