Boston Celtics – Miami Heat, gjysmëfinalja e parë e “Play-Offit” në NBA

 Boston Celtics – Miami Heat, gjysmëfinalja e parë e “Play-Offit” në NBA

Boston Celtics është gjysmëfinalisti i dytë i Play Offit në NBA, respektivisht finalist i konferencës lindore.

Djelmoshat e udhëhequr nga Steven, mposhtën në ndeshjen e shtatë, kampionin aktual, që tashmë edhe zyrtarisht nuk ka mundësi ta mbrojë titullin, përcjell GazetaBlic.

Në një ndeshje të karakterizuar me mbrojtje të fortë, “të gjelbërit” ishin më të vëmendshëm në momentet vendimtare, për të siguruar kështu kalimin tutje.

Në finalen e konferencës në Lindje, do të ndeshen me Miami Heat, që eliminoi Milwaukee Bucks me rezultat 4-1 në seri.

Kjo është hera e tretë në katër vitet e fundit që “Celtics” arrijnë në finale të konferencës, e arritur kjo që meriton duartrokitje për skuadrën më të trofeshme në NBA.

LAJME TË TJERA