Brestoci e Hoça e Vogël më në fund bëhen me ndriçim publik

Në fshatra Brestoc dhe Hoçë e Vogël të Rahovecit është përuruar përmbyllja e projektit të fundit të komunës për funksionalizimin e ndriçimit publik në gjatësi 3.4 kilometra.

Për këtë gjë ka njoftuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi:

Mërgimtari nga Rahoveci kthehet pas disa viteve nga Amerika, përkulet dhe puth varrin e Adem Jasharit

Brestoci dhe Hoça e Vogël u ndriçuan sonte, në gjatësi 3.4 kilometra në rrugën kryesore që lidh dy fshatrat.

Investimet që rrisin sigurinë dhe mirëqenien do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Gëzuar banorëve të të dy fshatrave!