Britaniku që iu “hakmor” bankës, i refuzuan marrjen e kreditit – 18 vite më vonë e bleu tërë objektin e tyre

 Britaniku që iu “hakmor” bankës, i refuzuan marrjen e kreditit – 18 vite më vonë e bleu tërë objektin e tyre

Adam Deering, 39-vjeç, nuk e kishte as edhe një qindarkë deri në vitin 2002, kur u nis drejt një banke në Urmston të Greater Manchester, për të tentuar të marrë një kredi për të filluar një biznes.

Megjithatë, menaxherja ishte skeptike duke e refuzuar t’i japë kreditin në vlerë prej 10 mijë funte, me arsyetimin se Deering është shumë i ri, transmeton Telegrafi.

Asokohe ajo as që kishte menduar se çfarë roli të madh do të luaj ky veprim në jetën e Deering. Ky britanik nuk kishte para as edhe për një karrige, punonte në dysheme të një zyre të vogël, kurse në vitin 2014 krijoi kompaninë e vetë të cilën e shiti për pesë milionë funte.

E për t’ju “hakmarrë” bankës që në momentet më të vështira kishte refuzuar për ta ndihmuar, ka blerë një objekt të saj për 450 mijë funte.

“Si 21-vjeçar hoqa dorë nga puna si shitës sepse e dija se mund të fillojë një biznes të suksesshëm, por nuk kisha para – kështu mendova të kërkoj para hua. Ua prezantova planin e punës dhe u kërkuar 10 mijë funte, por menaxherja as që e konsideroi diçka serioze edhe pse kisha investuar shumë në këtë plan. Kur më tha se jam i ri dhe papërvojë dhe se nuk dëshiron të rrezikojë, mbeta shumë i pikëlluar. Pasi që nuk kisha para, katër muaj i kalova duke punuar në dysheme pasi nuk kisha as karrige. Ka pasur shumë momente kur mendoja se ky është fundi, por për asnjë moment nuk kam pranuar të dorëzohem”, rikujton këto momente biznesmeni britanik.

Mirëpo mundi i është shpaguar pas disa viteve në biznes. Ndryshe si adoleshent ai ishte problematik, ku si 14-vjeçar është përjashtuar nga shkolla për vandalizëm dhe shkatërrim të veturave. Ishte anëtar i forcave mbretërore ajrore, por edhe nga ky profesion hoqi dorë sepse konsumonte shumë alkool, kështu u rikthye në Urmston ku vazhdimisht ndërronte punët apo shkarkohej.

Asokohe e ndihmoi fqinji, Chris, që e motivonte të gjej një punë të mirë derisa punonte në një kompani që merret me financa. Por një ditë vendosi të vazhdojë të merret me këtë fushë, duke hapur kompaninë e tij.

Sot, ai ndihmon shumë kompani të organizojnë financat e tyre, kurse falë suksesit ka filluar të mbajë edhe fjalime motivuese. Por, çfarë do të ndodhë me objektin që e ka blerë? Do të rinovohet plotësisht dhe do të përdoret për qëllime tjera – do të ndërtohen tetë apartamente dhe një pikë shitëse.

LAJME TË TJERA