Caktohet data e zhvillimit të ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë

 Caktohet data e zhvillimit të ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë

26 mars ishte dita kur ishte paraparë të zhvillohej ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve, Maqedoni e Veriut – Kosova.

Por, kjo ndeshje është pezulluar për në muajin qershor, pas përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

E kjo ndeshje, sipas gazetarit sportiv nga Maqedonia, Reshat Ibrahimi do të zhvillohet me 4 qershor, dhe do të luhet me prani të shikuesëve.

“Maqedonia e Veriut-Kosova me 4 qershor, me prani të tifozëve. Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë dhe Kosovës do të luhet me 4 qershor me prani të publikut, kurse finalja është me 9 qershor.

Ndeshja duhej të zhvillohej me 26 mars, por u shty për shkak të koronavirusit. Takimi do tē luhet në stadiumin Arena “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa finalja do të luhet në Gjeorgji ose Bjellorusi”, shkruan Ibrahimi.

LAJME TË TJERA