E diel, Shtator 24

Ekonomi

Rreth 20% e familjeve në Kosovë nuk mund t’i përballojnë faturat mujore

Rreth 20% e familjeve në Kosovë nuk mund t’i përballojnë faturat mujore

Ekonomi
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) për vitin 2022. Rezultatet e anketës janë shqetësuese sa i përket standardit të jetesës dhe vështirësive ekonomike që shumë familje në Kosovë kanë hasur gjatë vitit 2022. Madje, një pjesë e konsiderueshme e familjeve në Kosovë kanë vështirësi për t’i përballuar edhe faturat mujore. “Ekonomitë familjare shpesh nuk janë në gjendje të paguajnë në kohë pagesat siç janë qiraja, kreditë, tatimet, shpenzimet komunale – faturat, mirëmbajtje të rregullta etj”, thuhet në anketë. Gjatë vitit 2022, 19 përqind e ekonomive familjare nuk kanë mundur të përballojnë pagesat, dy herë ose më shumë gjatë vitit, ndërsa 65 përqind e ekonomive familjare kanë qenë në gjendje t’i përballoj...
Anketa e ASK-së: Një familje në Kosovë shpenzon mesatarisht 8 mijë e 106 euro në vit

Anketa e ASK-së: Një familje në Kosovë shpenzon mesatarisht 8 mijë e 106 euro në vit

Ekonomi, Kombëtare, Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) për vitin 2022. Nga rezultatet e dala nga ky publikim rezulton se totali i shpenzimeve për konsum në Kosovë në vitin 2022 ishte 2 527 milion euro, shpenzimet në konsum për një ekonomi familjare ishin 8 106 euro ndërsa shpenzimet për kokë banori ishin 1 903 euro. Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2022 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 55 % për ushqim dhe 14% për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për transport 7%, për veshmbathje 6%, për alkool dhe duhan, si dhe për mobiliet nga 3%, komunikim dhe rekreacion me nga 2% dhe nga 1% ishin shpenzimet për edukim dhe shpenzimet në hotele dhe restorante, ndërsa 2% bëjnë pjesë në gru...
Gërxhaliu: Kamatat e kredive mund të shkojnë deri në 8%

Gërxhaliu: Kamatat e kredive mund të shkojnë deri në 8%

Ekonomi, Kombëtare, Lajme
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, e konsideron si normale rritjen e kamatave bankare, pasi sipas tij, është mënyra më e mirë në luftën kundër inflacionit. Ai thotë se ngritja e kamatave është një ndër mekanizmat kyç dhe se kjo është bërë edhe me kërkesë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtarë. Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu, thotë se rritja e kamatave është proklamuar shumë më herët. “Duhet të kuptohet një ngritje të kamatave bankare kemi pas qysh më herët këtë e ka proklamuar Banka Qendrore Evropiane, që është kërkuar që të rritet për 2 për qind kamata. Këtë e ka kërkuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtarë dhe Banka Botërore për të shpallur luftë kundër inflacionit që e ka kapluar Bashkimin Evropian edhe shumë vende të tjera...
REL: Anulohet konferenca e donatorëve, shkak moszbatimi i marrëveshjes për normalizim

REL: Anulohet konferenca e donatorëve, shkak moszbatimi i marrëveshjes për normalizim

Ekonomi, Kryesoret
Nuk do të ketë asgjë, për momentin, lidhur me konferencën e donatorëve për Kosovën dhe Serbinë, e cila ishte planifikuar në marrëveshjet ndërmjet liderëve të dy shteteve në Bruksel dhe Ohër, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga një burim në Bruksel. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) pajtohen që për momentin nuk ka vend për diskutime për organizimin e konferencës së donatorëve për Kosovën dhe Serbinë, e cila ishte parashikuar në Marrëveshjen për normalizimin e raporteve, e arritur nga liderët, më 27 shkurt në Bruksel dhe në Aneksin e zbatimit që u dakordua më 18 mars në Ohër. Teksti i marrëveshjes parashikonte organizimin e konferencës së donatorëve, 150 ditë pas arritjes së marrëveshjes, me qëllim krijimin e një pakoje financiare për Serbinë dhe Kosovën, por pagesa do të bëhej...
Kam arritur moshën e pensionimit, si do t’i tërheq kursimet pensionale me këste?

Kam arritur moshën e pensionimit, si do t’i tërheq kursimet pensionale me këste?

Ekonomi, Më të lexuarat
Tek tërheqja në faza, aranzhimi i pagesës bëhet sipas dy proporcioneve: 20%/80% – ku 20% është pagesë e përnjëhershme dhe 80% është pagesë në faza mujore, ose 0%/100% ku i gjithë bilanci tërhiqet në faza. Tek tërheqja në faza, pagesa është mujore, me minimum €200 dhe maksimumi 1% e bilancit të kursimeve në ditën e aprovimit të aplikacionit. Lartësia e pagesave mujore rishikohet në baza të rregullta, propozohet nga Bordi Drejtues dhe miratohet nga Banka Qendrore e Kosovës. https://07press.com/valon-syla-u-con-selam-kercenuesve-keni-24-ore-afat-mi-fshi-mesazhet/
Bëhet ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes ‘Super Puna’

Bëhet ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes ‘Super Puna’

Ekonomi, Më të lexuarat
Është bërë ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes “Super Puna” për muajin shkurt. Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, bizneset që angazhojnë punëtorë përmes kësaj platforme duhet të kalojnë disa verifikime. “Super Puna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes Super Puna gjatë muajit shkurt”, thuhet në njoftim. “Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes Super Puna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim: Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK); Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njëjtë apo më të lartë sesa në shpalljen në Super Puna; dhe Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së”, vijon MF-ja. ...
Vetëm gjatë shkurtit, Diaspora dërgoi në Kosovë mbi 84 milionë euro

Vetëm gjatë shkurtit, Diaspora dërgoi në Kosovë mbi 84 milionë euro

Ekonomi, Më të lexuarat
Gjatë muajit shkurt, Kosova ka pranuar 84.3 milionë euro remitenca nga diaspora. Parashikimet e Bankës qendrore janë që gjatë këtij viti të ketë rritje të remitencave për 6.7%. Njohësit e ekonomisë thonë se qeveria duhet të hartojë politika zhvillimore, në mënyrë që dërgesat të mos shkojnë vetëm në konsum. Në kohën kur qytetarët po përballen me ngritje të çmimeve, ndihmat financiare nga mërgimtarët po vlerësohen si shumë të domosdoshme. Vetëm në shkurt të këtij viti sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vendi ka pranuar 84.3 milionë euro remitenca. Derisa sipas BQK-së, parashikimet janë që gjatë këtij viti të ketë rritje të remitencave për 6,7 %, e që i bie 7 % më shumë se vitin e kaluar, e 11% më pak se gjatë 2021-tës. “Remitencat gjatë vitit 2022 shënuan rritje p...
Ka tre miIiardë doIIarë pasuri: Ky është shqiptari më i pasur në botë

Ka tre miIiardë doIIarë pasuri: Ky është shqiptari më i pasur në botë

Ekonomi, Më të lexuarat
Pasuria e tij është më shumë se tre miliardë dollarë, ndërsa numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botë. Nazif Destani është vëllai i aktorit të njohur Blerim Destani. Pasuria e tij i kalon tre miliardë dollarë dhe ai konsiderohet si shqiptari më i pasur në botë, Nazifi nuk është person publik, pasi është shumë i rezervuar me kamerat. Babai i tij është Lazim Destani dhe është president i “Ecolog International”, që gjithashtu ka në pronësi klubin e futbollit Shkëndija nga Tetova, e cila edhe aktualisht eshte kampione e Maqedonise. Nazif Destani është biznesmen i suksesshëm, që numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botës./mapo.al
Kjo është vlera milionëshe e parave të humbura në Trust

Kjo është vlera milionëshe e parave të humbura në Trust

Ekonomi, Kombëtare, Lajme
Zëvendësdrejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trusti, Agron Krasniqi, ka treguar se sa ishin humbjet e këtij institucioni gjatë vitit 2022. Sipas tij, gjatë gjithë historisë së këtij institucioni janë vetëm tre vite me humbje, ndërsa gjatë 20 viteve të tjera, ka thënë ai, Trusti ka pasur vetëm bilanc pozitiv. Zëvendësdrejtori i Trustit tregon se rëniet në tregjet financiare kanë nisur menjëherë pas nisjes së luftës në Ukranië dhe si rrjedhojë viti 2022 është mbyllur me minus 118 milionë euro. Ai këtë periudhë e cilëson normale për shkak të lëvizjes së tregjeve dhe e krahason me vitin paraprak kur fitimet ishin mbi 227 milionë euro. “Pra viti 2022 është viti ku është diskutuar më së shumti dhe ka pasur lajme bombastike se është dalë me humbje, kjo humbje për të ...
Bie importi nga Serbia, bizneset manipulojnë me flamujt e origjinës së produkteve

Bie importi nga Serbia, bizneset manipulojnë me flamujt e origjinës së produkteve

Ekonomi
Qytetarë të shumtë po vazhdojnë të bojkotojnë produktet e prodhuara në Serbi, si rrjedhojë edhe bizneset kanë filluar të importojnë më pak produkte të tilla. Mirëpo, duke e parë bojkotin që po ju bëhet shumë produkteve të prodhuara në Serbi, thuhet se disa nga bizneset po manipulojnë me flamujt e origjinës së produkteve, shkruan Kanal10. Raftet i ka të mbushura me produkte të prodhuara në Serbi. Por jo për shkak të interesimit të konsumatorëve për t’i blerë ato, por për shkak se të njëjtat po bojkotohen. E si rrjedhojë, menaxherja e marketit, Natyra Reka-Ibrahimi, ka thënë se edhe vet kanë filluar që të reduktojnë produktet e prodhuara në Serbi. Kjo pasi që edhe interesimi i qytetarëve për t’i blerë ato ka rënë. Produktet e prodhuara në shtetin serb, po i bojkoton edhe B...