E diel, Shtator 24

Gjakovë

Në Gjakovë e Skënderaj dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit, priten gërmime të reja

Në Gjakovë e Skënderaj dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit, priten gërmime të reja

Gjakovë, Më të lexuarat
Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë gjatë këtij viti ky Komision ka bërë gërmime në shtatë lokacione të ndryshme në kërkim të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ka njoftuar se në disa lokacione që është gërmuar më herët do të rifillojnë përsëri gërmimet, si dhe do të ketë gërmime edhe në dy lokacione të tjera në komunën e Gjakovës si dhe në komunën e Skenderajt. Ai tha se Komisioni Qeveritar i Kosovës në koordinim të plotë edhe me institucionet e tjera të përfshira po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që çështja e personave të zhdukur gjithsesi të trajtohet me prioritetin e veçantë. “Në fakt brenda territorit të Republikës së Kosovës janë diku të paktën shtatë lokacione në të cilat kemi qenë të ...
E trishtë: 13-vjeçarja në Gjakovë tenton t’i japë fund jetës, konsumon mbidozë barnash

E trishtë: 13-vjeçarja në Gjakovë tenton t’i japë fund jetës, konsumon mbidozë barnash

Gjakovë, Kombëtare, Lajme
Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike. Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në fshatin Cermjan të Gjakovës, ku një vajzë e mitur është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’, pasi e njëjta dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve për qetësim. Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e vajzës është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Mirëpo ajo është hospitalizuar për tra...
Telashe mes çiftit në Gjakovë: Gruaja thotë se burri e rrahu pas konfliktit për kartelën e bankës

Telashe mes çiftit në Gjakovë: Gruaja thotë se burri e rrahu pas konfliktit për kartelën e bankës

Gjakovë, Kombëtare, Lajme
Burra që rrahin gratë dhe vajzat e qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve, janë vetëm disa nga rastet e shpeshta të dhunës brenda familjes në vendin tonë. E arsyet e konflikteve janë të ndryshme, duke përfshirë dyshimet për tradhti, abuzimi me alkool, mosmarrëveshjet për para etj. Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift në Gjakovë, pasi gruaja akuzoi bashkëshortin e saj për dhunë në familje. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e gruas, sipas të cilës i gjithë sherri ka nisur pas një konflikti verbal për shfrytëzimin e kartelës bankare dhe bisedave të të shoqit me ish-bashkëshorten e tij. Bazuar në dëshminë e saj, 49-vjeçari ka eskaluar në dhunë fizike, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, teksa...
Gjakovë: Vajza 25-vjeçare në hall nga një 52-vjeçar, raporton se e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi

Gjakovë: Vajza 25-vjeçare në hall nga një 52-vjeçar, raporton se e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi

Gjakovë, Kombëtare, Lajme
Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se siguria po cenohet. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur në Gjakovë. Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimit të një 25-vjeçareje, e cila ka njoftuar Policinë se është në hall nga një 52-vjeçar, i cili po e ngacmon në vazhdimësi. Në dëshminë e saj të dhënë në Polici, viktima ka raportu se i dyshuari e ka percjellë gjatë gjithë kohës dhe e ka ngacmuar seksualisht. Derisa i dyshuari ka deklaruar se vetëm e ka komplimentuar 25 vjeçaren dhe se nuk e ka ngacmuar seksualisht. Ky i fundit pas intervistimit është ndaluar për 4...
Gruaja që ia vuri flakën vetes në Gjakovë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Gruaja që ia vuri flakën vetes në Gjakovë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Gjakovë, Kombëtare, Lajme
Gazeta mbrëmë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Ramocë të Gjakovës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke ia vënë flakën vetes me lëndë djegëse. Viktima e moshës 38-vjeçare, pas lëndimeve të rënda është dërguar me urgjencë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, por për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nga QKUK kanë deklaruar për Sinjalin se viktima është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv. Sipas këtij institucioni shëndetësor, plagët e viktimës vazhdojnë të jenë të rënda. Nuk dihen ende shkaqet që e shtynë viktimën të bëjë këtë veprim, mirëpo njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme q...
Gruaja që ia vuri flakën vetes në Gjakovë është 38-vjeçare

Gruaja që ia vuri flakën vetes në Gjakovë është 38-vjeçare

Gjakovë, Kombëtare, Lajme
Gazeta pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Ramocë të Gjakovës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke ia vënë flakën vetes me lëndë djegëse. Sinjali mëson se viktima është M.S., 38-vjeçare dhe e njëjta po merr trajtim mjekësor në spital. Ajo fillimisht është dërguar me urgjencë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, por për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nuk dihen ende shkaqet që e shtynë viktimën të bëjë këtë veprim, mirëpo njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Rastin më parë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovë...
E rëndë: Një grua në Gjakovë ia vë flakën vetes, dërgohet me urgjencë në QKUK

E rëndë: Një grua në Gjakovë ia vë flakën vetes, dërgohet me urgjencë në QKUK

Gjakovë, Kombëtare, Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Ramoc të Gjakovës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke i vënë flakën vetes. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se viktima është dërguar fillimisht në Spitalin e Gjakovës, e më pas është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Sot në fshatin Ramoc-Gjakovë është raportuar se viktima, femër e moshës madhore dyshohet se  i ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse. E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është in...
Gjakovari tregohet “zemërgjerë”, i gjen 8 mijë euro i dorëzon menjëherë në Polici

Gjakovari tregohet “zemërgjerë”, i gjen 8 mijë euro i dorëzon menjëherë në Polici

Gjakovë, Kombëtare, Lajme
Një qytetar sot ka bërë një veprim të cilin Policia e ka vlerësuar si të jashtëzakonshëm ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi gjeti një shumë të konsiderueshme parash dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në stacionin policor. Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. S. ka dorëzuar një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit dhe në të cilin kishte 8000 euro. Parat e gjetura i janë kthyer pronarit, ka thënë PK-ja. “Ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj policisë”, ka thënë Policia. Njoftimi i plotë: Një qytetar sot ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi gjeti një shumë të konsiderueshme parash dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në polici. Ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij...
Shiu “bllokon” afër 30 shtëpi në Gjakovë, banorët akuzojnë komunën për neglizhencë

Shiu “bllokon” afër 30 shtëpi në Gjakovë, banorët akuzojnë komunën për neglizhencë

Gjakovë, Kombëtare, Lajme
Banorët e 30 shtëpive në rrugën “Shani Pallaska”, e cila ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit të Gjakovës, pothuajse çdo ditë, për vite me radhë po përballen me vështirësitë të cilat po ua sjellë kjo rrugë, raporton Gazeta Sinjali. Fakti se ankesat e kërkesat e pandalshme për rregullimin e infrastrukturës së saj, e cila do t’ia lehtësonte jetesën qytetarëve të cilët jetojnë aty, nuk po merren parasysh, po i shqetëson tejet shumë banorët. Ali Pepshi, banor i kësaj lagje ka thënë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për rregullimin e kësaj rruge, të njëjtit po neglizhohen nga Komuna. Ai ka shtuar se kjo lagje ka mbetur e vetmja pa u asfaltuar, teksa shton se problemet me të cilat përballen janë pluhuri si dhe vështirësimi i çarkullimit kur ka reshje shiu. “Lagja jonë është e ...
Gjakovë: Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident trafiku

Gjakovë: Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident trafiku

Gjakovë, Lajme, Më të lexuarat
Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjakovë. Policia bën të ditur se i dyshuari për shkaktimin e këtij aksidenti, pas tretmanit mjekësor është dërguar ne mbajtje “Raportohet për nje aksident trafiku me fatalitet ku te perfshire kan qene dy automjete me targa vendore, ku lëndime trupore kane pësuar katër persona. Si pasoje e plageve te marra nje person ka nderruar jete.Në konsultim me prokurorin i dyshuari per shkaktim te aksidentit pas tretmanit mjekësor, eshte dërguar ne mbajtje. Ndërsa trupi i pajetë i viktimës  me urdhër  te prokurorit është dërguar ne IML Prishtinë”, thuhet tutje në raport.