E diel, Shtator 24

Gjakovë

Bëhet shkrumb e hi shtëpia e mërgimtarit në Gjakovë, Policia nis hetimet

Bëhet shkrumb e hi shtëpia e mërgimtarit në Gjakovë, Policia nis hetimet

Gjakovë
Një shtëpi në rrugën “Sadri Zeneli” në Gjakovë është përfshirë nga zjarri, për shkaqe ende të panjohura. Shtëpia, pronari i së cilës është një mërgimtar, është bërë e tëra shkrumb e hi, si pasojë e flakëve që e kapluan, në orët e para të mëngjesit. Posa Policia është njoftuar nga disa qytetarë për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Zjarrfikësit, me ç’rast është bërë lokalizimi i zjarrit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe ende nuk duhet vlera e dëmit, për shkak se shtëpia është djegur tërësisht. Lidhur me këtë rast, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “zjarrvënie”. /Sinjali https://07press.com/e-rende-humb-jeten-nje-49-vjecar-si-pasoje-e-aksidentit-ne-gjakove-policia-jep-detaje/ ...
E rëndë: Humb jetën një 49-vjeçar si pasojë e aksidentit në Gjakovë, Policia jep detaje

E rëndë: Humb jetën një 49-vjeçar si pasojë e aksidentit në Gjakovë, Policia jep detaje

Gjakovë
Një burrë i moshës 49-vjeçare ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi më herët në Babaj Bokës në Gjakovë. Lajmin tashmë e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Sot rreth orës 06:00 policia është njoftuar për aksident trafiku në fshatin Babaj Bokës (rruga Gjakovë-Ponoshec). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull/kosovar lindur në vitin 1973”, tha Elezaj. Sipas tij, bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar. “Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë L...
Ky është pronari i pishinës në Gjakovë që u arrestua dje – dyshohet se sulmoi një 16-vjeçar dhe kërcënoi babain e tij

Ky është pronari i pishinës në Gjakovë që u arrestua dje – dyshohet se sulmoi një 16-vjeçar dhe kërcënoi babain e tij

Gjakovë
Gazeta Sinjali raportoi sot për një incident që ndodhi gjatë ditës së djeshme në fshatin Qerim të Gjakovës, ku u kërcënua një burrë dhe u sulmua djali i tij, nga pronari i një pishine. Ky i fundit përfundoi në ndalim policor, pasi babë e bir e denoncuan në Polici. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua lidhur me këtë rast është G.Përkola, pronar i pishinës “Arbi”. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e pasdites, pasi viktimat kishin shkuar në pishinën e të dyshuarit. Posa babai me të birin janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas tyre është vënë në ndjekje me veturë i dyshuari, i cili për një moment ka nxjerrë nga vetura djalin 16-vjeçar, të cilin e ka goditur nëpër trup, duke i shkaktuar lëndime. Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti d...
“Asgjë nuk t’i kam bë djalit, çka t’bëj ty – ta mbushi gjoksin pluma”- Pronari i pishinës në Gjakovë sulmon babë e bir

“Asgjë nuk t’i kam bë djalit, çka t’bëj ty – ta mbushi gjoksin pluma”- Pronari i pishinës në Gjakovë sulmon babë e bir

Gjakovë
Një 54-vjeçar nga Gjakova ka përfunduar dje në ndalim policor pasi dyshohet se ka sulmuar një 16-vjeçar dhe ia ka kërcënuar babain, në fshatin Qerim. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e pasdites, pasi babë e bir kishin shkuar në një pishinë së bashku, pronar i së cilës është i dyshuari 54-vjeçar, G.P.. Sinjali mëson se posa babai me të birin janë larguar nga ai lokacion, pas tyre është vënë në ndjekje me veturë i dyshuari, i cili për një moment ka nxjerrë nga vetura djalin 16-vjeçar, të cilin e ka goditur nëpër trup, duke i shkaktuar lëndime. Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti dyshohet se e ka kërcënuar edhe babain e të miturit, duke i thënë se “asgjë nuk t’i kam bërë djalit, çka të boj ty, gjyksin ta boj shporë, ta mushi plumba”. Përballë kësaj situate, babë e bir kanë...
Gjakovari nga pakujdesia shkel nipin 1-vjeçar, kjo është gjendja e tij…

Gjakovari nga pakujdesia shkel nipin 1-vjeçar, kjo është gjendja e tij…

Gjakovë
Një person në Gjakovë ka goditur me veturë dje një 1-vjeçar. I dyshuari, viktimën sipas policisë e ka nip, teksa rasti ka ndodhur nga pakujdesia në oborrin e shtëpisë, shkruan lajmi.net. 1-vjeçari me këtë rast ka pësuar lëndime serioze. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ky është personi që mbeti i vdekur dje në Gjakovë, ishte shofer i autoambulancës

Ky është personi që mbeti i vdekur dje në Gjakovë, ishte shofer i autoambulancës

Gjakovë
Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi dje në Gjakovë, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar. Sinjali mëson se personi që ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra është shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini 33-vjeçar. Ndërkohë për vdekjen e tij kanë reaguar edhe miq e të afërm, të cilët kanë bërë të ditur se i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes. Personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, e më pas janë transferuar për në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.
Aksident mes dy veturave në Gjakovë, lëndohen katër persona

Aksident mes dy veturave në Gjakovë, lëndohen katër persona

Gjakovë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Kernicë të Gjakovës, në të cilin janë përfshirë dy automjete. Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, në këtë aksident mbetën të lënduar katër persona. Si pasojë e lëndimeve të marra, të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në emergjencën e spitalit të Gjakovës. Siç bëjnë të ditur këto burime, deri tek aksidenti erdhi sepse, shoferi 32-vjeçar i makinës, nuk ka arritur ta përshtatë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë dhe kësisoj ka humbur kontrollin e makinës, duke dalur nga shiriti i tij, në anën e kundërt, ku pastaj ka goditur automjetin tjetër. Pas trajtimit në spital, njëri prej tyre është dërguar në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda, njëri është ndalur në spitalin e Gjakovës, ndërsa dy të tjerë janë liruar....