E diel, Shtator 24

Lajme

Vritet një polic i Kosovës në Veri, një tjetër mbetet i plagosur

Vritet një polic i Kosovës në Veri, një tjetër mbetet i plagosur

Lajme, Më të lexuarat
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se sot në orën 3 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviqit është sulmuar policia e Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur. Ai ka thënë se polici i vrarë është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Postimi i plotë: Të dashur qytetarë, Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe ...
Rukiqi i LDK-së për Kurtin: Kryemanipulator

Rukiqi i LDK-së për Kurtin: Kryemanipulator

Kombëtare, Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar mbrëmjen e së shtunës disa statistika rreth rritjes ekonomike në vend. Krejt kjo, sipas zyrtarit të LDK-së, Berat Rukiqi është manipulim. Ky i fundit, përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur Kurtin “kryemanipulator”. “- Lavdohet me deficit te ulet buxhetor: I ka bllokuar 700 milione euro ne Thesar dhe e ka sjell sektorin privat, buze kolapsit, duke mos investuar ne asnje projekt. Per me shume i ka sjellur vendit sanksione (500 milione euro me pak per ekonomine e vendit). Nese e ka nis qeverisjen me 10.7% rritje ekonomike, rritje per te cilen krekoset çdo dite, edhe pse nuk e ka asnje merite te vetme per te, pse nuk po na tregon si na erdhi puna qe kete vit do ta perfundojme, pak me shume se 2% rritje ekonomike, me e uleta ndonjehere...
E rëndë: 35-vjeçari kosovar plagosi veten aksidentalisht, u dërgua me urgjencë në spital

E rëndë: 35-vjeçari kosovar plagosi veten aksidentalisht, u dërgua me urgjencë në spital

Kombëtare, Lajme
Posedimi dhe përdorimi i armëve të zjarrit është shndërruar në dukuri negative në vendin tonë, pasi vazhdimisht hasen persona të cilët mbajnë me vete armë ilegale. E si pasojë, shumë shpesh ndodh që të ketë pasoja në njerëz, duke shtënë në drejtim të personave tjera, apo duke plagosur veten aksidentalisht. Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dresnik të Klinës, ku një person dyshohet se është vetëplagosur. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë kanë bërë me dije se 35-vjeçari është dërguar atje me plagë që dyshohet t’i jenë shkaktuar nga arma. Pas dhënies së ndihmës së parë, për shkak të gjendjes shëndetësore, ai është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rasti...
Hisen Berisha: Ka koordinim Kurti-Vuçiq për të dështuar dialogu, CIA të hetojë

Hisen Berisha: Ka koordinim Kurti-Vuçiq për të dështuar dialogu, CIA të hetojë

Kombëtare, Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur në lidhje me dështimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel. Berisha tha se ka dyshime personale se ka një sinkronizim mes kryeministrit Kurti, presidentit Vuçiq dhe ndërmjetësuesve të BE-së për të bërë që procesi të dështojë. Ai kërkoi nga CIA dhe Kongresi Amerikan të nisë një hetim mbi bisedimet e zhvilluara dhe të shqyrtohen të gjitha njoftimet dhe dokumentet e dialogut. Në një prononcim për Euronews.al, Berisha nënvizoi se si pasojë e dialogut në Bruksel Kosova në vend të njohjes ka detyrim të krijojë Asociacionin. “Kjo krizë e stisur tani dhe sulmet ndaj partnerëve ndërkombëtarë për mednimin tim më bën të dyshoj dhe unë në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar që të bëhet hetim nga Kongresi dhe inteligjenc...
Presidenti shqiptar: Kosova nuk mund të mungojë në asnjë takim ndërkombëtar

Presidenti shqiptar: Kosova nuk mund të mungojë në asnjë takim ndërkombëtar

Kombëtare, Lajme
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar që Kosova nuk mund të mungojë në asnjë takim ndërkombëtar. Madje, ai shprehet se kjo çështjr për të është “prioritet i prioriteteve”. Këto deklarata ai i ka bërë për RTK-në, derisa po qëndron në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Nuk mund të mungojë Kosova në asnjë takim ndërkombëtarë. Për mua është prioritet i prioriteteve. Natyrisht jo se do dubloi drejtuesit e Kosovës, por unë bëjë punën time si president i Republikës së Shqipërisë dhe përgjegjësisë që kanë për shqiptarët kudo që ata jetojnë e punojnë. Takimet përveç Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në fokus kanë qenë të lidhura edhe me çështjen e Kosovës”, tha Begaj.” – ka thënë ai. Po ashtu, ai tha se në takimet e mbajtura këto ditë është diskutua...
Pacolli: Zimbabve e ka njohur pasaportën e Kosovës

Pacolli: Zimbabve e ka njohur pasaportën e Kosovës

Kombëtare, Lajme
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se është takuar me presidentin Zinbabvesë, Emerson Mnangagwa. Pacolli ka bërë të ditur se ka falënderuar Mnangagwa për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës. Tutje i pari i AKR-së ka bërë të ditur se ka zhvilluar një numër takimesh në New York me rëndësi për vendin. Postimi i plotë: Gjatë qendrimit tim në Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB, zhvillova një numër takimesh me rëndësi për vendin. Takime të nivelit të lartë zhvillova me presidentin e Zinbabvesë Emerson Mnangagwa të cilin e falenderova për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës dhe u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror. Takova Gjithashtu presidentin e Kenyas, mikun tim William Ruto, Presidentin e Sierra ...
Ish-deputeti i LDK-së ‘aderon’ në AAK, shfaqet me Ramush Haradinajn

Ish-deputeti i LDK-së ‘aderon’ në AAK, shfaqet me Ramush Haradinajn

Kombëtare, Lajme
Keyetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ishte në qytetin e Lipjanit, ku vizitoi degën e kësaj partie. Afër Haradinajt u shfaq edhe një fytyrë e njohur, shkruan Demokracia.com Ish-deputeti i LDK-së nga qyteti i Lipjanit, Ilir Tasholli ishte një nga shoqëruesit e Haradinajt në Lipjan. Tasholli ishte pjesë e legjislaturës së parafundit, ku ishin qeveritë “Kurti 1” dhe “Hoti”. Duket se Tasholli është aderimi më i ri i AAK-së.
Raportuesi për Serbinë në PE, sllovaku Bilcik: Kosova ta zhbllokojë procesin, ta themelojë Asociacionin

Raportuesi për Serbinë në PE, sllovaku Bilcik: Kosova ta zhbllokojë procesin, ta themelojë Asociacionin

Kombëtare, Lajme
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilcik ka deklaruar se topi është në duart e Prishtinës sa i përket dialogut mes dy vendeve. Në një intervistë për “Demostat”, ai citohet të ketë thënë që në këto momente, topi është në duart e Kosovës dhe se duhet të zhbllokohet procesi që sjell formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Siç kam thënë më herët, topi është në duart e Prishtinës në këto momente. Prishtina duhet ta zhbllokojë procesin që sjell formimin e Asociacionit, po ashtu të bashkëpunojë në gjetjen e një zgjidhje praktike, në mënyrë që të mbahen zgjedhjet në veri.” – ka deklaruar ai.
Ish-anëtari i AAK-së aderon në LDK

Ish-anëtari i AAK-së aderon në LDK

Kombëtare, Lajme
Ilir Baldedaj ka njoftuar se rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Baldedaj ka akuzuar qeverisjen lokale në Prizren, derisa ka thënë se votat e rajonit të Hasit do të jenë garanci që Driton Selmanaj të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenit. Ai ka qenë pjesë e AAK-së dhe kandidat për deputet nga kjo parti në zgjedhjet e fundit lokale. Shkrimi i plotë i Baldedajt: Në një kohë shumë kritike për Prizrenin, qytetin të cilin e udhëheq njeriu dhe partia që tashmë janë dëshmuar për keq qeverisje dhe abuzim me pushtetin, është e vështirë të qëndrosh si spektator. Këta abuzues duhet të luftohen me të gjitha mjetet demokratike politike, që Prizreni t’i kthehet qytetarëve.
Zjarri në Suharekë, Muharremaj: Kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja

Zjarri në Suharekë, Muharremaj: Kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja

Kombëtare, Lajme
Kreu i Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pasi që një autoservis është përfshirë nga zjarri në fshatin Duhël të kësaj komune. Muharremaj në Facebook ka shkruar se kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja. Ai ka lutur të gjitha institucionet përkatëse që ta kenë parasysh këtë gjë. Postimi i plotë: Ju lutem Kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja. Të gjitha institucioneve përkatëse lutje në emër të qytetarëve, ta keni parasysh. Rasti i sotëm në Duhël ishte me shumë rrezik, por shpëtuam duke pasur vetëm dëme materiale.