E premte, Qershor 2

Më të lexuarat

Hana 11-vjeçare iu çon letër ushtarëve të KFOR-it: Jeni heronjtë e vërtetë

Hana 11-vjeçare iu çon letër ushtarëve të KFOR-it: Jeni heronjtë e vërtetë

Më të lexuarat
Hana 11-vjeçare, përmes një letre të shkruar me dorë, iu është drejtuar ushtarëve të KFOR-it për t’i falënderuar ata që po e mbrojnë Kosovën. Në letrën e saj, ajo i ka quajtur ushtarët e KFOR-it heronj të vërtetë, njofton Klan Kosova. “Më vjen vërtetë keq të dëgjoj që disa prej jush jeni lënduar gjatë shërbimit në veri të Kosovës. Shërbimi dhe sakrifica juaj do të vlerësohet përgjithmonë. Ne jemi mirënjohës për rreziqet nëpër të cilat ju duhet të kaloni për të na mbajtur të sigurt”. Tutje, ajo iu dëshiron shërim të shpejtë 30 ushtarëve të lënduar cilët janë lënduar gjatë përballjes me protestues të dhunshëm në Zveçan.
Ky është lokali në Deçan ku nuk lejohen burrat

Ky është lokali në Deçan ku nuk lejohen burrat

Më të lexuarat
Lokali “Agallarqe” ka hapur dyert për Gazeten Insajderi. Ndryshe nga vendet e tjera, kjo hapësirë ka një të veçantë, aty nuk lejohen meshkujt. Nurije Cacaj këtë ide e nisi para 4 viteve. Ajo ka shpejguar për detajet interesante dhe ushqimet e ndryshme që shërbehen aty. E njëjta ka treguar edhe për organizimet e shumta dhe suksesin e saj si biznesmene. Video e plotë:
“Respekt për bukuroshen” – Lulzim Hetemit i bën dëm ngujimi, e komenton një Miss në rrjetet sociale

“Respekt për bukuroshen” – Lulzim Hetemit i bën dëm ngujimi, e komenton një Miss në rrjetet sociale

Më të lexuarat
Kreu i Komunës së Zveçanit, Lulezim Hetemi, ka disa ditë që ka mbetur i ngujuar brenda objekti të Komunës. Ai është parë teksa është lavdëruar në media për jetën që po e bën aty, ndërkohë që ka pasur edhe pretendime se dikush nga Prishtina s’po e lë që të dalë prej aty. Megjithatë Hetemi duket që e kalon një pjesë të kohës edhe nëpër rrjete sociale, meqë gjatë kësaj jave nuk i ka rënë që të bëj ndonjë punë në Komunë. Ai është parë teksa ka komentuar në një fotografi të faqes “Mitrovica Sot”, ku tregohet për një bukuroshe nga Drenasi, Mejreme Hajdaraj që ka fituar në Egjipt kurorën “Miss Elite World 2023”. Duket se flamuri i Kosovës ka qenë detaji që e ka nxitur Hetemin të komentoj, duke shkruar “Rrespekt pèr Bukuroshen”. Kryetari i Zveçanit në komentin e tij ka bashkëngjitur...
Një person dënohet me 10 vjet burgim për vrasje në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme

Një person dënohet me 10 vjet burgim për vrasje në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme

Më të lexuarat
Gjykata Themelore në Prishtinë ka informuar sot se ka dënuar me 10 vjet burgim një person, me inicialet B.R për veprën penale “Vrasje në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. “I akuzuari B.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, të akuzuarit B.R në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit, ndërsa i është vazhduar masa e paraburgimit me vendim të posaçëm nga gjykata.”, është bërë e ditur në komunikatë. Sipas gjykatës, palët e dëmtuara udhëzohen në kontest të rregullt civil, për të realizuar kërkesën pasurore juridike. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, p...
Ndodh mrekullia: Nxirret i gjallë një kosovar që kishte rënë në bunar

Ndodh mrekullia: Nxirret i gjallë një kosovar që kishte rënë në bunar

Më të lexuarat
Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin të gjallë një person që kishte rënë në bunar. Ngjarja ka ndodhur në Shirokë të Suharekës rreth orës 08:30. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. “Sot rreth ores 08:30 min Zjarrfikesit kanë arritur të shpëtojn një person që kishte ra në bunar në Fshatin Shirokë,falë intervenimit shpejt nga Zjarrfikesit përsoni shpëtohet i gjallë me shëndet të mirë”, kanë shkruar Organizata.
Raportohet se në veri pritet të vendoset KFOR-i turk

Raportohet se në veri pritet të vendoset KFOR-i turk

Më të lexuarat
Sot është bërë një javë nga nisja e protestave të qytetarëve serb në komunat veriore të Kosovës. Java është përshkuar me incidente të ndryshme ku nuk janë kursyer as ushtarët e KFOR-it. Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se së shpejti në komunat veriore pritet të stacionohen ushtarët e KFOR-it turk. Qindra ushtarë të KFOR-it turk janë bërë gati për mbajtjen e rendit në komunat e “nxehta” ku edhe pas një jave po vazhdojnë protestat e serbëve. Aktualisht në komunat veriore janë të vendosur trupat e KFOR-it amerikan, hungarez, polak dhe italianë. 30 ushtarë të kontigjentit hungarez kanë mbetur të lënduar të hënën që lamë pas nga sulmet e organizuara të protestuesve serbë.
Po përgatisnin vepra terroriste, Gjykata merr vendim për dy serbët

Po përgatisnin vepra terroriste, Gjykata merr vendim për dy serbët

Më të lexuarat
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur masë të paraburgimit prej 30 ditësh për dy serbët që u arrestuan në Jarinje e që dyshohen për përgatitje të veprave terroriste. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.J dhe I.S për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, nga neni 138, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 si dhe Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, nga neni 404 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës pa...
Presidenti i parë në botë që haptazi pranon se është homoseksual

Presidenti i parë në botë që haptazi pranon se është homoseksual

Më të lexuarat
Parlamenti Letonez ka zgjedhur Presidentin e parë në botë që është hapur homoseksual. Edgars Rinkevics u zgjodh nga legjislatura me 100 vende të Saeima për të shërbyer një mandat katër-vjeçar si kreu i shtetit të tyre. Ai do të inaugurohet më 8 korrik. Ai ka qenë kryediplomati i vendit që nga viti 2011 dhe ka marrë 52 vota – një më shumë se sa kërkohet. Rinkevics deklaroi në vitin 2014 se ndihem ‘krenar që jam homoseksual’, raporton metro.co.uk. Pas votimit, ai shkroi në Twitter se ishte ‘i nderuar dhe i përulur’ nga vendimi i parlamentit dhe u zotua ‘t’i shërbejë mirë popullit të Letonisë’. Rinkevics, 49 vjeç, shërbeu – midis posteve të tjera – si sekretar shteti në ministrinë e Mbrojtjes dhe punoi si gazetar në Radion Letoneze në vitet 1990. Si ministër i Jashtëm, ai ka...
Rama propozon zgjidhjen për situatën në veri: Serbët të kthehen në institucione, Kosova të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme

Rama propozon zgjidhjen për situatën në veri: Serbët të kthehen në institucione, Kosova të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme

Më të lexuarat
Prej ditësh situata në veri të Kosovës, vijon të jetë mjaft e tensionuar, ku ka pasur shpeshherë edhe përplasje mes policisë kosovare dhe qytetarëve serbë. Kryeministri i vendit, Edi Rama tha në “Opinion” se është takuar me Kurtin dhe Osmanin, por nuk kanë pasur diskutime, sepse sipas tij është një çështje për të cilën janë ata që duhet të vendosin nëse duan të diskutojnë apo jo. Rama: Unë e shoh çfarë po ndodh dhe nuk është se ata janë fshehur, janë shumë të qartë në atë se çfarë thonë. Asnjë komunikim mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivel zyrtar? Rama: Jo, sepse është një çështje që është përgjegjësi dhe kompetencë e plotë e kryeministrit të Kosovës dhe në njëfarë mase dhe e presidencës. Janë ata që vendosin nëse dëshirojnë apo jo të diskutojnë mbi këtë çështje. Nuk jam unë që ...
Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Mos kaloni kah Serbia, kosovarët po arrestohen

Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Mos kaloni kah Serbia, kosovarët po arrestohen

Më të lexuarat
Pas situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta shmangin kalimin nëpër Serbi, me qëllim të shmangies së çfarëdolloj incidenti. Sipas njoftimit, MPJD-ja ka pranuar gjatë ditës raportime për arrestime të qytetarëve kosovarë nga autoritetet serbe, përgjatë kalimit të tyre në Serbi. “Për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin kalimin nëpërmjet Serbisë. MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve kosovarë nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd. Marrë parasysh zhvillimet e fundit, dhe ...