
Plagosja në Rahovec, gjykata merr vendim për të dyshuarit
Dy vëllezërit N. Dhe L. Veliu në Rahovec, pasditen e së martës i zuri një sherr, i cili mund të përfundonte edhe me fatalitet.
Ata pas një zënke verbale u plagosën me armë zjarri dhe si pasojë u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa të dyshuarit u dorëzuan në Polici. E.Sylka dhe Em. Sylka, përfunduan në ndalim dhe ndaj tyre është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata ka vendosur ta aprovojë kërkesën e Prokurorisë, me ç’rast ndaj tyre, është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal mes palëve, e që më pas situata kishte eskaluar kur Em.Sylka ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllezërve Veliu...