E diel, Shtator 24

Sport

Eriksen te Manchester United, arrihet marrëveshja për 3 vite kontratë

Eriksen te Manchester United, arrihet marrëveshja për 3 vite kontratë

Sport
Christian Eriksen ka pranuar verbalisht t’i bashkohet Manchester United, ose të paktën kështu raporton “The Athletic”. Eriksen u ka komunikuar “Djajve të Kuq” se dëshiron të luajë për ta dhe është i përgatitur të pranojë propozimin për një marrëveshje 3-vjeçare. Kontrata për danezin është duke u përgatitur dhe shumë shpejt pritet që 30-vjeçari të bëjë kalimin në “Old Trafford”. Pas rikthimit në janar kur u bashkua me Brentford, pasi kishte qëndruar për disa muaj jashtë për shkak të infarktit që pësoi në zemër gjatë Euro 2020, Eriksen ka bërë shumë mirë dhe u rikthye në super formë. Eriksen ka luajtur më pare me Tottenham Hotspur midis 2013 dhe 2020. Ai luajti 226 herë në Premier League dhe shënoi 51 gola për skuadrën e “Spurs”. /Supersport https://07press.com/pamje-nga-aksid...
Pamje nga aksidenti i tmerrshëm në Formula 1, sistemi ‘Halo’ shpëtoi jetë

Pamje nga aksidenti i tmerrshëm në Formula 1, sistemi ‘Halo’ shpëtoi jetë

Sport
Starti i Formula 1 në Britani nuk shkoi edhe aq mirë, pasi në mënyrë të tmerrshme u aksidentua piloti Zhou Guangyu. Visto da bancada... Assustador. #BritishGP pic.twitter.com/B3O2QweZQK— B24 (@B24PT) July 3, 2022 Për fat të mirë ai është në gjendje fantastike shëndetësore dhe krejt kjo falë sistemit të ri ‘HALO’, shkruan LIG Sport. George Russell jumped out of his car and ran over to see if he could help Zhou GuanyuRussell was not allowed to restart the raceRespect 🙏 pic.twitter.com/7uL1HYR6gv— Bleacher Report (@BleacherReport) July 3, 2022 Madje piloti George Russell ndaloi makinën e tij dhe vrapoi drejt kundërshtarit të tij për ta parë se a ka nevojë për ndihmë.
Lojërat Mesdhetare: Kosova sot garon me tre sportistë

Lojërat Mesdhetare: Kosova sot garon me tre sportistë

Sport
Sot Kosova vazhdon garat në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran, të Algjerisë. Sot vijon dita e nëntë për sportistët kosovare, në kuadër të garave që po mbahen në Algjeri. Kosova do të përfaqësohet nga tre sportistë, transmeton lajmi.net. Fillimisht garën e fillon Arbër Bajra në taekwondo, ndërsa më pas Vanesa Beka dhe Alush Telaku në not. Aktualisht, ekipi kosovar ka arritur të fitojë gjashtë medalje në këto lojëra, duke u renditur në vendin e 11.
Shërbim të tillë s’keni parë kurrë – Kyrgios fiton pikë në mënyrë të jashtëzakonshme

Shërbim të tillë s’keni parë kurrë – Kyrgios fiton pikë në mënyrë të jashtëzakonshme

Sport
Gjatë ditës së djeshme, Nick Kyrgios arriti fitore ndaj Tsitsipas me rezultat 3:1 në sete. Kyrgios, jo vetëm që fitoi, por edhe dhuroi spektakël me paraqitjen e tij. Në një moment, ai shërbeu topin nga mesi i këmbëve, duke arritur ta fitonte atë pikë. Kyrgios do të luajë nesër ndaj Nakashimas. Ja shërbimi i tij: kyrgios is the king of I don’t give a fuuuuuuuuuuuu and my god it’s incredible pic.twitter.com/hp3XwyhU8D— Luis Miguel Echegaray (@lmechegaray) July 2, 2022
Lojërat Mesdhetare – Tre sportistë nga Kosova garojnë sot

Lojërat Mesdhetare – Tre sportistë nga Kosova garojnë sot

Sport
Kosova sot do të garojë me tre sportistë në kuadër të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë. Dy garues do të jenë në atletikë, ndërsa një tjetër në Taekwondo, transmeton lajmi.net. Bëhet fjalë për Alaudin Suma (atletikë), Diellza Bakraçi (atletikë) dhe Arbër Azemi (Taekwondo). Aktualisht, ekipi kosovar ka arritur të koleksionojë hiç më pak se gjashtë medalje në këto lojëra, duke u renditur në vendin e 11.
Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Gentrit Dumanin

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Gentrit Dumanin

Sport
Prishtina ka bërë një tjetër përforcim. Ndryshimet rrënjësore po vazhdojnë te skuadra e Prishtinës. Pas shumë largimeve gjatë kësaj vere, Prishtina po nënshkruan me një numër të madh lojtarësh. Mbrojtësi i majtë, Dumani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën ‘bardhekaltër’. Së fundmi, Dumani ka qenë pjesë e skuadrës së Malishevës. Më poshtë mund ta shihni njoftimin e Prishtinës për këtë transferim.
Humb betejën me kancerin, vdes futbollisti legjendar

Humb betejën me kancerin, vdes futbollisti legjendar

Sport
Portieri legjendar i Rangers, Andy Goram, ka vdekur në moshën 58-vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin. Goram bëri 260 paraqitje për Rangers ndërmjet viteve 1991 dhe 1998 dhe fitoi pesë tituj të ligës, tre Kupa Skoceze dhe dy Kupa të Ligës. Ish-portieri i Oldham Athletic dhe Hibernian fitoi 43 ndeshje për Skocinë dhe ishte portieri i parë për Kampionatin Evropian Euro 92 dhe atë Euro 96 në Suedi dhe Angli respektivisht.Në një deklaratë të Rangers thuhej: “Klubi i Futbollit Rangers sot me pikëllim të thellë njofton vdekjen e portierit tonë legjendar, Andy Goram, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Mendimet e drejtorëve, drejtuesve, lojtarëve dhe stafit janë sot me familjen e Andyt dhe do të kërkonin që privatësia e tyre të respektohet në këtë kohë të trishtuar. Deta...
Një tjetër futbollist afrikan zbarkon në Rahovec

Një tjetër futbollist afrikan zbarkon në Rahovec

Sport
Një tjetër futbollist afrikan pritet të zbarkojë në Rahovec. Përderisa ditë më parë, 07 Press raportoi për Stephanien, tani portali mëson se një tjetër lojtar nga kontinenti jugor pritet të zbarkojë në "Jahja Danuza". Klubi nuk ka dashur të shpalos detaje të tjera, duke lënë tifozët në mëdyshje. Gjithashtu, mësohet se futbollisti gëzon përvojë të jashtëzakonshme, ndërsa shihet si arrë e fortë për ekipin para fillimit të edicionit të ri. https://07press.com/kf-rahoveci-arrin-marreveshjen-me-trajnerin-e-junioreve/
KF Rahoveci arrin marrëveshjen me trajnerin e juniorëve

KF Rahoveci arrin marrëveshjen me trajnerin e juniorëve

Sport
KF Rahoveci ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri të juniorëve. Kështu ka mësuar 07 Press nga burime të sigurta brenda kampit bardhekaltër. Ky burim i ka thënë portalit se trajneri i ri do të marrë pjesë sot në takim me lojtarët e konfirmuar. "Po, është e vërtetë. Agroni (emër imagjinar i vendosur nga redaksia) do të jetë trajner i yni i juniorëve. Sot do të konfirmohet". 07 Press e di emrin e teknikut, por s'e ka bërë publike për të mos e zbehur entuziazmin te tifozët.
Zyrtare: Belotti largohet nga Torino

Zyrtare: Belotti largohet nga Torino

Sport
Sulmuesi, Andrea Belotti është larguar nga Torino. Belotti i ka dhënë fund periudhës së tij shtatëvjeçare me ekipin e Torionos. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi në faqen e tyre, transmeton lajmi.net. Ky është një lajm i mirë për ekipet e Italisë që kanë shfaqur interesim për sulmuesin. Roma, Napoli dhe Fiorentina janë klubet që e duan në radhët e tyre 28 vjecarin. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e italianit. Caro Andrea, prendiamo atto della tua decisione di intraprendere una nuova esperienza, da oggi le nostre strade si separano. pic.twitter.com/1Xh2oRki5T— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) July 1, 2022