E diel, Shtator 24

Teknologji

Këto pritet të jenë çmimet për iPhone 14 dhe Pro Max

Këto pritet të jenë çmimet për iPhone 14 dhe Pro Max

Teknologji
Faqja e njohur, Anthony ka publikuar disa informacione rreth serisë iPhone 14, duke përfshirë edhe çmimet e modeleve të reja. Janë publikuar informacionet për modelet Apple iPhone 14, iPhone 14 Plus/Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max, me specifikat kryesore dhe çmimet e mundshme të këtyre modeleve. Tipper @TheGalox_ thekson se iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus do të kushtojnë përkatësisht 779 euro dhe 879 euro, ndërsa iPhone 14 Pro do të kushtojë 1042 euro. Më i shtrenjti do të jetë iPhone 14 Pro Max, i cili është modeli më i fortë në gamë dhe do të kushtojë 1167 euro në versionin e tij bazë. Nëse çmimet e përmendura rezultojnë të sakta, mund të ndodhë që fansat e Apple do të duhet të paguajnë deri në 1654 euro për iPhone 14 Pro Max me 1 TB hapësirë ruajtëse. Kjo përputhet ...
Apple s’është më kompania më e vlefshme në botë

Apple s’është më kompania më e vlefshme në botë

Ekonomi, Teknologji
Rënia e çmimeve në tregjet e aksioneve që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka hedhur poshtë renditjen e 100 kompanive më të vlefshme të listuara. Gjigandi saudit i naftës Saudi Aramco e kaloi Apple në vendin e dytë në gjysmën e parë të vitit, sipas një studimi nga firma e auditimit dhe konsulencës EY. Turbulencat në bursa goditën rëndë grupet e teknologjisë, ndërsa kompanitë e energjisë përjetuan një rilindje. Për herë të parë që nga fillimi i sondazhit të EY në 2006, korporatat gjermane nuk janë më në top 100. Me një vlerë tregu prej 2.3 trilion dollarë (rreth 2.2 trilion euro) që nga 30 qershori 2022, Saudi Aramco ishte kompania më e shtrenjtë në botë. Gjiganti i teknologjisë Apple, i cili kryesoi 100-shen më të mirë në fund të vitit 2021, doli i dyti me 2.2 trilion dollarë. Vetë...
iPhone, telefoni që revolucionarizoi tregun mbush 15 vjet

iPhone, telefoni që revolucionarizoi tregun mbush 15 vjet

Teknologji
Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Apple dhe i ndjeri Steve Jobs revolucionarizuan industrinë e smartfonëve. Ishte 29 qershor 2007, kur iPhone i parë doli në shitje. Që atëherë, telefoni inteligjent ka evoluar kryesisht në një pajisje pa të cilën shumë përdorues sot nuk mund të funksionojnë dhe jetojnë. Kur Jobs prezantoi për herë të parë iPhone më 9 janar 2007, ai pretendoi se kompania me bazë në Cupertino do të “rishpikte telefonin”. Ai e përshkroi iPhone si “iPod, telefon, komunikues celular në internet”. Nuk gaboi dhe as nuk e teproi kur theksoi se “këto nuk janë tre gjëra të ndara”. Që kur debutoi për herë të parë, iPhone ka fituar shumë veçori të reja dhe është bërë shumë më i fuqishëm. Kjo u arrit kryesisht falë jo vetëm ndikimit të Jobs, por edhe faktit që iPhone i parë shiti më ...
Ducati prezantoi motoçikletën elektrike MotoE V21L

Ducati prezantoi motoçikletën elektrike MotoE V21L

Teknologji
Kompania Ducati prezantoi zyrtarisht motoçikletën e saj elektrike MotoE V21L në Modena këtë javë dhe në eventin ekskluziv morën pjesë një numër i vogël të ftuarish, përfshirë media të përzgjedhura evropiane. Ajo që mund të konkludohet nga fotot është se V21L duket i ngjashëm me prototipin që Ducati po teston prej disa kohësh. Ngjyrat janë paksa të ndryshme dhe më të rafinuara, dhe disa sipërfaqe karboni janë të mbuluara, ndërsa pjesa tjetër mbetet e ekspozuar. Grafikat e kuqe në një sipërfaqe të zezë dhe gri përmirësojnë pamjen e motoçikletës, e cila është vërtet tërheqëse. Motoçikleta peshon 225 kilogramë, nga të cilat 110 kg është bateria 18 kWh e krijuar posaçërisht për këtë motoçikletë. V21L zhvillon 150 kuaj/fuqi dhe zhvilloi një shpejtësi maksimale prej 275 km/h në qarkun Mu...