Cili test është më i mirë për COVID-19? Lexojeni përpara se të shkoni të bëni testet

 Cili test është më i mirë për COVID-19? Lexojeni përpara se të shkoni të bëni testet

Me kërkesë te shumë pacientëve dhe qytetareve ne vijim një shkrim i marrë nga revista ‘Harvard Health Publishing’, i datës 10 Gusht 2020.

Tani kur jemi disa muaj në pandeminë COVID-19, hapat që duhet të ndërmarrim për të kontrolluar në mënyrë efektive shpërthimin janë bërë të qarta: Larja e duarve dhe distanca, testimi i gjerë dhe shpejtësia e prodhimit rezultateve dhe gjurmimet e rasteve të kontaktit. Asnjë nga këto nuk është e lehtë të mirëmbahet dhe vazhdohet për një periudhë të gjatë. Por të kombinuara, ato janë shanset tona më të mira ndërsa presin trajtime më të mira dhe një vaksinë efektive, transmeton lajmi.net.

Pra, cilat teste jane në funksion për t’u përdorur?

Shumë lloje të testeve në dispozicion po mbjellin konfuzion në mënyrë të konsiderueshme. Fatkeqësisht, për shkak se ky koronavirus i ri është me të vërtetë i çuditshëm dhe është një sëmundje e re, informacioni rreth këtyre testeve është i paplotë dhe opsionet për testime vazhdojnë të ndryshojnë. Por ja çfarë dimë tani në lidhje me testet e dizajnuara për të diagnostikuar infeksionin aktual dhe ato që tregojnë nëse keni pasur më parë virus.

Testet diagnostikuese për infeksionin aktual

Nëse doni të dini nëse jeni të infektuar aktualisht me virusin COVID-19.

Sa kohë duhet për të marrë rezultate? Teknologjia e përfshirë është e ngjashme me një test shtatzënie, me rezultate të disponueshme në minuta.

Po në lidhje me saktësinë? Shkalla e raportuar e mungesës së efikasitetit është e lartë – 50%, kjo është arsyeja pse testet e antigjenit nuk favorizohen nga FDA. Sidoqoftë, për shkak se testimi i antigjenit është më i shpejtë, më pak i kushtueshëm dhe kërkon teknologji më pak komplekse për të kryer sesa testimin molekular, disa ekspertë rekomandojnë testimin e përsëritur të antigjenit si një strategji të arsyeshme.

Testet për infeksionin e kaluar

Testet e antitrupave (i quajtur edhe testimi serologjik)

Si bëhet? Merret një mostër gjaku.

Ku mund t’i merrni këto teste? Në zyrën e mjekut, laboratorin e testimit të gjakut ose në spital.

Çfarë kërkon testi? Këto teste gjaku identifikojnë antitrupa që sistemi imunitar i trupit ka prodhuar në përgjigje të infeksionit.

LAJME TË TJERA