Dafina Zeqiri ndahet nga i dashuri, Dj Geek

 Dafina Zeqiri ndahet nga i dashuri, Dj Geek

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, i ka dhënë fund romancës me DJ Geek pas pothuajse një viti lidhje.

Lajmin e ka konfirmuar vet ajo në një intervistë për Revistën “Story” në Shqipëri, duke u shprehur se bashkë me DJ Geek nuk e gjetën gjuhën e përbashkët në jetë, ashtu sikurse në punë.

“Ishte një lidhje shumë e shkurtër e që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja”, ka thënë ajo.

Tutje, Dafina gjithashtu ka bërë të ditur se ekipi i saj menaxhues “Moneyz Team” në të cilin bën pjesë edhe Geek, është më i rëndësishëm se gjithçka, ndaj kjo është dhe arsyeja pse kanë definuar secili rolet e tyre.

“Mendojmë ta mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm sepse ne jemi si familje. Kështu që u desh me i dhënë fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip që për ne është më e rëndësishme”, ka thënë tutje këngëtarja Zeqiri.

Dafina përndryshe me DJ Geek kanë bashkëpunuar në disa projekte, teksa kënga më e pëlqyer nga të dy për publikun mbetet “Alo”.

LAJME TË TJERA