Dalin detaje të reja nga vrasja makabre në Gjakovë

 Dalin detaje të reja nga vrasja makabre në Gjakovë

Trashëgimia mund të ketë qenë arsyeja që e ka shtyrë 58-vjeçaren nga Gjakova, që ta vrasë babain e saj 87-vjeçar.

Sipas informacioneve që posedon Prokuroria, ata jetonin në një shtëpi dhe se kohëve të fundit, ishin përplasur për çështje trashëgimie.Detaje të tjera rreth këtij rasti kanë dhënë në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

Një vrasje ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në Gjakovë.Brenda një shtëpie në rrugën “Sabrije Vokshi”, është gjetur i vdekur një 87-vjeçar nga kujdestarja e familjes.Pranë trupit të tij, është gjetur vajza e tij 58-vjeçare, e cila dyshohet se ka kryer vrasjen.

E njëjta është me çrregullime mendore që një kohë shumë të gjatë.Detaje rreth kësaj vrasje, përplasjeve që kishin viktima dhe e dyshuara për vrasje dhe lëndimeve, ka dhënë për Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj.

Selimaji ka thënë se në bazë të informacioneve që kanë, viktima dhe e dyshuara për vrasje janë përplasur kohëve të fundit lidhur me trashëgiminë.Selimaj ka treguar se 58-vjeçarja ka jetuar bashkë me viktimën dhe se e njëjta është me çrregullime të rënda mendore për një kohë të gjatë.

“Dorasja është me ç’rregullime të rënda mendore për një kohë të gjatë. Ka jetuar me viktimën. Por në bazë të informacionit që disponojmë, kohëve të fundit janë përplasur lidhur me trashëgiminë”, ka thënë Selimaj për Express.Sipas tij, edhe viktima edhe e dyshuara kanë lëndime.“Po viktima ka shenja të lëndimeve në kokë dhe fytyrë, por edhe e njëjta ka lëndime”, thuhet në përgjigjet e Selimajt.

LAJME TË TJERA