Darell Davis nënshkruan me skuadrën e njohur boshnjake, “Sloboda Tuzla”

 Darell Davis nënshkruan me skuadrën e njohur boshnjake, “Sloboda Tuzla”

Basketbollisti që edicionin e kaluar djersiti fanellën e Rahovecit, e ku ishte një nga më të mirët, Darell Davis, ka ndarë rrugët me klubin vreshtar.

Ai ka nënshkruar me skuadrën boshnjake, “Sloboda Tuzla”, ku trajner është Damir Mulaomerovic, ish-tekniku i KB Prishtinës e kombëtares së Kosovës, përcjell GazetaBlic.

Amerikani edicionin e kaluar ishte një nga më të mirët në Superligë, ku regjistroi një mesatare prej 20.5 pikësh për ndeshje, 6 asistimesh e 4.1 asisteve.

Ekipi nga Bosnja do të merr pjesë edhe në gara ndërkombëtare, gjegjësisht në “ABA Liga 2”.

Ndërkaq, Rahoveci edhe më tutje nuk ka njoftuar për ndonjë risi eventuale sa i përket këtij edicioni, ani pse është e pritshme, për shkak të gjendjes aktuale.

LAJME TË TJERA