Demi Lovato ndahet nga i fejuari Max Ehrich, vetëm disa muaj pas propozimit

 Demi Lovato ndahet nga i fejuari Max Ehrich, vetëm disa muaj pas propozimit

Këngëtarja e njohur Demi Lovato, ka vendosur t’i jap fund fejesës vetëm pas dy muajsh.

Demi Lovato kishte njoftuar fansat e saj në Instagram se kishte pranuar propozimin për fejesë nga i dashuri i saj, Max Ehrich, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net

Disa orë pas lajmit, Demi u pa të publikonte një video në pasqyrë pa unazën e fejesës, shihet të ketë veshur një bluzë ngjyrë griri me mbishkrim “qentë para njerëzve”.

Njerëz të afërt me artisten pohuan se çifti kishin filluar të kishin probleme pasi u përballën me thashethemet në fillim të këtij muaji se Max, dikur i dërgoi ‘mesazhe’ Selena Gomez, më 2015.

Burimet shtojnë se “Ata kanë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin dhe gjithmonë do ta çmojnë kohën që kanë kaluar së bashku”.

LAJME TË TJERA