Detaje rrëqethëse të ngjarjes së rëndë ku vdiqën dy të rinj kosovarë në Gjermani

 Detaje rrëqethëse të ngjarjes së rëndë ku vdiqën dy të rinj kosovarë në Gjermani

Detaje rrëqethëse të ngjarjes së rëndë ku vdiqën dy të rinjë kosovarë, aksidentalisht në Gjermani, janë dhënë nga zëdhënësi i Policisë, Gunther Tomaschko.

Ai në një deklaratë për mediat gjermane, ka shpjeguar ngjarjen e cila tronditi opinionin si në Gjermani, gjithashtu edhe në Kosovë.

“Drejtuesi i trenit tentoi të bënte një frenim emergjent, por ishte vonë”, thotë zëdhënësi i Policisë, Gunther Tomaschko.

Drama ndodhi në mëngjesin e djeshëm, rreth orës 7 në stacionin hekurudhor në Bruckberg në Gjermani. Daja i dy të ndjerëve tregon se nëna i kishte dërguar djemtë deri në stacion hekurudhor.

Shumë dëshmitarë dhe nxënës që e panë aksidentin tragjik, u desh të merrnin ndihmë.“Motra ime është e shkatërruar, nuk po mund të flasë”, thotë daja i fëmijëve për “Bild”.

LAJME TË TJERA