Di Marzio: Vedat Muriqi të hënën kryen testet mjekësore te Lazio

 Di Marzio: Vedat Muriqi të hënën kryen testet mjekësore te Lazio

Duket se më në fund do të mbyllet telenovela e shumëpërfolur, Muriqi.

Ka qenë gazetari i mirënjohur italian, Gianluca di Marzio, që përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka konfirmuar që futbollisti kosovar të hënën do t’i kryejë testet mjekësore te Lazio, përcjell GazetaBlic.

Detajet nuk janë bërë të ditura, pra nëse do të ketë ndonjë ndryshim, pasi sipas informacioneve që kanë qarkulluar në të kaluarën, ai do të kalojë në Itali për shumën e 18 milionë eurove, plus bonuset.

Ndërkaq, lojtari pritet të përfitojë afro 2.6 milionë euro në sezon.

LAJME TË TJERA