Diaspora thyen rekordin e remitencave këtë vit, nuk do ta besoni sa para kanë ardhur që nga Janari

 Diaspora thyen rekordin e remitencave këtë vit, nuk do ta besoni sa para kanë ardhur që nga Janari

526 milionë euro hynë në Kosovë nga bashkatdhetarët vetëm gjatë periudhës kohore janar-korrik të këtij viti.

Këto shifra janë rekorde, ku deri tash janë regjistruar 47 milionë euro më shumë se në tërë vitin paraprak.

Zv/ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Bekim Bresotovci tha se mërgata vazhdon të jetë mbështetësja më e madhe e ngritjes ekonomike në vend.

“Diaspora shënon rekord në dërgim të Remitencave për periudhën Janar-Korrik 2020.Simbas të dhënave të publikuara nga BQK, në periudhën Janar-Korrik 2020, nga Diaspora kanë hyrë në Kosovë përmes sistemit bankar, 526 Milion Euro ose 47 Milion Euro më shumë se sa gjatë vitit 2019.

Diaspora edhe përkundër vështirësive nga COVID 19, vazhdon të jetë edhe më tutje mbështetësja më e madhe e ngritjes ekonomike për Republikën e Kosovës”, tha ai.

LAJME TË TJERA